Kosova pjesë e Serbisë/ Ambasadori Palestinez: Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës

Kosova

Kosova pjesë e Serbisë/ Ambasadori Palestinez: Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 08:33

Arabët mbështesin Serbinë, por asnjëherë pavarësinë e Kosovës, thotë ambasadori pelestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.
“Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, kështu mendon ambasadori pelestinez në Beograd, Mohamed Nabhan

Zhvillimet në Palestinë dhe çështja e Kosovës, janë dy gjëra diametralisht të kundërta, thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan. “Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izrealit. Këto janë territore të okupuara, ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë”, thotë ambasadori palestinez në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit.

Në konstatimin se zyrtarët e Serbisë vazhdimisht falënderojnë shtetet që mbështesin sovranitetin serb në Kosovë, si dhe Izraelin dhe nëse autoritetet serbe Izraelin e konsiderojnë aleat, diplomati palestianez thotë se Izraeli nuk ka ndikim në zhvillimet rreth pavarësisë së Kosovës. “Perëndimi e ka njohur Kosovën, e jo vendet muslimane dhe arabe. Nëse Izraeli ka ndikim mbi Perëndimin, përse nuk e ka shfrytëzuar në kohën e shpalljes së pavarësisë? Nëse dikush beson në ndikimin e Izraelit në lidhje me Kosovën, është në iluzione.

Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”. Kështu mendon ambasadori pelestinez, edhe pse sipas gazetës autoritetet serbe nuk do ta njohin shtetin palestinez. Pasi pranon se palestinezët janë shkolluar në Jugosllavinë socialiste e cila ka mbështer fuqishëm palestinezët, ai thotë se “tani edhe Serbia na mbështet”. Sipas tij, Serbia në OKB ka mbështetur shumë rezoluta për Palestinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat