Familja Geci me ndërmjetës “ofron sqarime” për familjen Shaqiri - Bota Sot
Familja Geci me ndërmjetës “ofron sqarime” për familjen Shaqiri

Kosova

Familja Geci me ndërmjetës “ofron sqarime” për familjen Shaqiri

Më: 15 gusht 2014 Në ora: 16:05

Një grup prej 7-8 burrash, kryefamiljarësh të fshatit Llaushë të Skenderajt kanë marrë iniciativën që të sqarojnë rastin e vrasjes së Ruzhdi Shaqirit nga Gani Geci. Këtë e ka konfirmuar Fadil Geci, vëllau i Gani Gecit.
Ai ka thënë se këta kryefamiljarë e kanë marrë përkrahjen e familjes Geci që të bisedojnë me familjen e të vrarit Ruzhdi Shaqiri që të sqarohet ky rast dhe rastet e tjera dhe të ndalet më e keqja.
“Ne u kemi thënë këtyre kryefamiljarëve se ne jemi të gatshëm që t’i sqarojmë të gjitha rastet, të shohim kush kë e ka vrarë, kush kë ka tentuar ta vrasë dhe nëse janë të gatshëm ata, edhe ne familja Geci jemi që të merremi vesh dhe që të mos e vazhdojmë më tutje këtë armiqësi në mes vete. Këto punë kanë traditë në familjen Bajraktari të Llaushës dhe ne u besojmë fjalëve dhe vendimeve që merr paria e katundit të Llaushës”, ka thënë Fadil Geci për media.
Pajtimet mes familjeve në hasmëri është i rregulluar edhe me Ligjin për ndërmjetësim Nr. 03/ L-057 i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 18 shtator 2008.
Sipas këtij Ligji, “Ndërmjetësimi” është veprimtari jashtëgjyqësore, që realizohet nga një person i tretë (ndërmjetësi), për zgjidhje të mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve të së drejtës në pajtim me kushtet e parashikuara në këtë ligj, ndërkaq “ndërmjetësuesi” është pala e tretë, neutrale e autorizuar të ndërmjetësojë në mes dy palëve me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, në pajtim me parimet e ndërmjetësimit” /KD

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...