Rama në Beograd, ngjall dyshimet e Kretës, Nano-Milosheviq!

Kosova

Rama në Beograd, ngjall dyshimet e Kretës, Nano-Milosheviq!

Më: 12 tetor 2014 Në ora: 16:49

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me 22 tetor, do ta vizitoj Beogradin. Edhe pse po kundërshtohet aq shumë, siç duket ai ka vendosur për një gjë të tillë. Analistët politik, vlerësojnë se kjo vizitë është e shumëpritur nga vetë Rama, vizitë e cila bëhet po bëhet 68 vjet pas vizitës së paraardhësit partiak të tij, Enver Hoxhës, i cili në vitin 1946 e kishte vizituar Josip Broz Titon.

Ata vlerësojnë se, nga vizita e Ramës në Serbi, nuk pritet ndonjë mundësi për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe se kjo vizitë mund të përdoret nga Serbia për të akuzuar si ekstremiste apo terroriste politiken e Prishtinës në arenën ndërkombëtare, dhe për këtë, sipas tyre, Beogradi e përdor si gjithnjë të majtën, ish komuniste shqiptare, në Tiranë e Prishtinë.

Publicisti dhe analisti politik, Nebil Çika, thotë për gazetën “Bota sot” se, kjo është një vizitë e shumëpritur personalisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Çika thekson se shumica e shqiptarëve janë kundra ose skeptikë, të saj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat