Kosovë, marshim kundër ngacmimit seksual të femrave

Kosova

Kosovë, marshim kundër ngacmimit seksual të femrave

Më: 30 nëntor 2014 Në ora: 20:01

Në Kosovë, grupe veprimtaresh humanitare dhe qytetarë parakaluan të shtunën në mbrëmje nëpër qendër të Prishtinës për tërheqjen e vëmendjes kundër ngacmimeve seksuale ndaj femrave. Me këtë rast u tha se ngacmimet seksuale ndaj femrave ndodhin në shumë vende që nga hapësira publike, në shkolla, universitete, në punë, ndërsa bënë thirrje për rritjen e përkrahjes në luftimin e kësaj dukurie. Parakalimi u organizua në periudhën e fushatës 16 ditëshe të luftës për eliminimin e dhunës ndaj gruas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat