U mbajt mesha e Krishtlindjes

Kosova

U mbajt mesha e Krishtlindjes

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 00:57

Në katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, u mbajt mesha e Krishtlindjes, e prirë nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.
Imzot Dodë Gjergji, në fjalën e tij bëri thirrje për dashuri dhe tolerancë.Ndërsa kori i Katedrales mbajti lartë frymëzimin e qytetarëve të grumbulluar aty, me këngët e dashurisë dhe mirësisë për Zotin dhe njerëzit.
E në meshën e solemne të pranishëm kanë qenë edhe krerët e lartë të shtetit dhe ata të institucioneve ndërkombëtare të pranishme në Kosovë.
Para meshës Ipeshkvia e Kosovës ka organizuar një pritje në të cilën kanë marrë pjesë personalitete të jetës fetare e politike në vend.
Besimtarët katolikë kanë marrë mesazhe urimi e përgëzimi nga udhëheqësit e institucioneve dhe të partive politike, si dhe nga bashkësitë tjera fetare në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat