Strategjia e Rugovës solli lirinë dhe krijojë legjendën Adem Jashari

Kosova

Strategjia e Rugovës solli lirinë dhe krijojë legjendën Adem Jashari

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 9 maj 2015 Në ora: 09:50

Fitorja e shqiptarëve të pa armatosur kundrejt një force të jashtëzakonshme të ushtrisë dhe policisë serbe kishte ndodhur pasi Presidenti Ibrahim Rugova kishte kërkuar që të “mbrohet pragu i shtëpisë”, ky efekt i Rugovës ka krijuar legjendën Adem Jashari.

Një mendim të tillë e ka dhënë për gazetën “Bota sot”, publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj. “Presidenti Rugova asnjëherë nuk ka bërë thirrje për luftë, bile-bile ka qenë kategorik rreth mohimit të luftës, duke e konsideruar të keqen më të madhe të njerëzimit. Mirëpo, mos të harrojmë se, Rugova nuk ka bërë thirrje për luftë, por ka kërkuar që të "mbrohet pragu i shtëpisë" dhe kjo është forca e konceptit filozofik dhe parimi strategjik dhe taktik i fitores në parim i shqiptarëve të pa armatosur kundrejt një force të jashtëzakonshme”, thekson ai.

Zogaj potencon se, efekti i kësaj strategjie e ka krijuar legjendën Adem Jashari, madhështia e te cilit qëndron pikërisht në mbrojtjen e pragut të shtëpisë, me sakrificën e shenjtë të qëndresës stoike mbi të cilën është aktivizuar arsenali botëror i pengimit të një lufte barbare.

“Pra, çështja e kushtrimit te luftës, deshëm ose jo, i përket strategjisë së Ibrahim Rugovës, i cili si president e ka bartur përgjegjësinë kryesore të luftës si udhëheqësi suprem. Është çështje e klaneve tashmë të vet demaskuara që mendojnë ndryshe sepse nga lufta e pabërë kanë përfituar edhe pasuri edhe atdhetari duke fshehur të vërtetën historike të pastër si loti që i përket Presidentit Rugova”, thotë publicisti Skënder Zogaj.

Ndërsa, Saim Tahiraj, njohës i mirë i çështjeve politike, thotë se sot gjashtëmbëdhjetë vite pasë lufte, ende vazhdohet me spekulime, gënjeshtra mbi të cilat u ndërtua e gjithë ajo e ashtuquajtura “e vërteta për luftën”.

“Kjo ndodhë për dy arsye. E para se ende nuk është bërë një analizë profesionale e institucioneve përkatëse të mbështetura në fakte nga të cilat do dali e vërteta për luftën, duke filluar nga viti 1991 e deri me përfundimin e luftës. Ndërsa e dyta është sepse në mungesë të së pares dolën hajnat, profiteret, kriminelët dhe thuren tregime, ngjarje të mbështetura kryesisht në trillime dhe gënjeshtra dhe kështu krijuan të “vërtetën për luftë”. Mbi këtë gënjeshtër të madhe Historike ndërtuan karrierën e vetë politike dhe sot i ke në majat e pushtetit në Kosovë, ku përfituan pasuri marramendëse dhe u bënë bosët nga të cilët dirigjohet e gjithë ajo që quhet mafia e krimit dhe e cila po jeton në një simbiozë pushtet-krim”, thotë Tahiraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, projekti politik i LDK-së i udhëhequr nga Presidenti Rugova, bazohej në dy shtylla kryesore, lëvizja paqësore e kombinuar me rezistencën e armatosur.

“Në shtyllën e parë përfshihej organizimi politik i të gjithë Shqiptarëve në ish Jugosllavi ku përmes krijimit të sistemit paralel në të gjitha fushat si në Arsim, Shëndetësi, Kulturë, Sport, Diplomaci dhe shumë fusha të tjera krijuan institucione paralele dhe kështu formësuan Shtetësinë e Kosovës me të gjitha institucionet përkatëse. Një pjesë e qeveris me disa ministri që nuk mundë të vepronin në Kosovë dolën në shtetet perëndimore ku zhvilluan aktivitetin e tyre. Shtylla e dytë e cila ishte shumë e rëndësishme për çlirimin e Kosovës ishte ajo e rezistencës së armatosur. Që në vitin 1991 menjëherë u themelua Ministria e Mbrojtjes e cila ishte edhe drejtuesja kryesore e kësaj rruge mjaftë të vështirë. Fillimisht ajo themeloj të gjitha organizmat e saj ushtarak në të gjitha komunat dhe fshatrat e Kosovës”, thekson ai.

Tahiraj thotë se, pas kësaj pasë një marrëveshje në mesë shtetit të Kosovës dhe atij Shqiptar u hapë qendra stërvitore me seli në Surrel, për përgatitjen e njësiteve Guerile të cilat do vepronin menjëherë me aksionet guerile.

“Që nga Dhjetori 1991 e deri me fillimin e luftës këto njësitë vepruan nën komandën e Sali Cekut, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Ahmet Hoxhës. Tash më janë shumë të njohura për opinionin aksionet dhe e tërë veprimtaria luftarake e këtyre njësiteve e komanduar nga këta kolos e që sot janë Heronj të Kosovës. Unë nuk do ndalem më të shtjelloj veprimtarin e këtyre njësiteve të cilat dolën nga të dy grupet që u përgatiten në Shqipëri. Unë do të ndalem dhe do të shtjelloj atë që sot e gjashtëmbëdhjetë vite pasë lufte propagandohet në mënyrën më të pamoralshme se Presidenti Rugova ishte një pacifist dhe kundër luftës. Kjo ndodhe ¨falë disa personave që qëndruan për vite afër tij dhe me veprimet e tyre sabotuan dhe penguan veprimtarin e institucioneve përkatëse si MMRK dhe MPBRK”, potencon ai.

Sipas tij, bajrakun në këtë sabotim e ka ish kryeministri Bujar Bukoshi i cili në vend që të financonte këto Institucione vitale për çlirimin e Kosovës aji pengoj ,sabotoj dhe në mënyrën më të pandershme financoj organizatën politike që vepronte në perëndim të quajtur LPRK e cila ishte organizata kryesore që luftoj dhe pengoj në mënyrën më ekstreme Presidentin Rugova dhe njerëzit e tij të besueshëm që kishte rreth.

“Të gjitha aksionet guerile që u zhvilluan në Kosovë ishin të koordinuara nga Sali Çeku dhe përmes Fehmi Aganit direkt të koordinuar me Presidentin Rugova. Për këtë Bujar Bukoshi kishte informacione të sakta dhe në vend që ti financoj këto njësitë guerile dhe të dy ministrit aji e bënë të kundërtën financon shkatërruesit, përçarësit që quheshin LPRK dhe që në emër të këtyre aksioneve lëshonin komunikata nga kolltuqet e rehatshme të Zvicrës dhe Gjermanisë. Kjo vazhdoj deri në fillimin e luftës. Me fillimin e luftës edhe pse vetë Bujar Bukoshi e emëroj në krye të MMRK kolonel Krasniqin aji e sabotoj atë dhe përkrahu me miliona marka komandantet e perëndimit, të hoteleve, Rognerit, Tiranës dhe kështu krijoj një ndarje të tmerrshme e cila qoj deri te fillimi i likuidimeve politike duke filluar me Kolonel Ahmet Krasniqin e duke vazhduar deri në pafundësi”, thotë ai.

Tahiraj thotë se, në bazë të të gjitha fakteve e që shumë prej tyre i kemi bërë publike, kurrë nuk duhet të ekzistoj pyetja se kush ishte krahu i luftës apo a ishte Presidenti Rugova kundër Luftës. Pasi sipas tij, Presidenti Rugova ishte vetë koka e luftës, me rregulla që kërkon ajo, dhe me drejtues të saj me ekspertë që dinë ta drejtojnë atë. “Presidenti Rugova ishte kundër aventurave të bandave kriminale që nuk kishin për qëllim çlirimin e vendit, por luftën për pushtet, pa zgjedhur mjetet dhe pasojat. Slogani i këtyre bandave ishte se ne po i luftojmë pushtuesin Millosheviq dhe Rugovën, dhe se sa më shumë viktima liria më afër, deri sa familjet i kishin në perëndim dhe vetë nëpër hotele”.

“Sot e gjashtëmbëdhjetë vite pasë lufte Bujar Bukoshi dhe disa personalitete udhëheqëse në LDK heshtin dhe nuk flasin për të vërteten e luftës. Heshtja e tyre ju dha hapësirë dhe liri bandave kriminale që gjakosen luftën dhe paqen të flasin dhe të ndërtojnë një gënjeshtër të madhe mbi luftën duke e shpallur veten si Padron të sajë. Këta banditë, në fakt, jo vetëm që nuk janë padron të sajë por janë përçarësit dhe shkatërruesit dhe kriminelet e sajë. Është koha e fundit që Bujar Bukoshi dhe të gjithë ata që ishin përgjegjës për para luftës dhe pasë sajë të flasin dhe nëse nuk dëshirojnë të detyrohen të flasin dhe një herë e përgjithmonë të dalin në shesh të vërtetat për të gjitha periudhat, e në veçanti për rezistencën e armatosur dhe për luftën e hapur në Kosovë”, thotë Saim Tahiraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat