Përplasen Topalli e Beqiri për UÇK-në - Bota Sot
Përplasen Topalli e Beqiri për UÇK-në

Kosova

Përplasen Topalli e Beqiri për UÇK-në

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 10:29

(E plotesuar) - Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri i ka thënë deputetit të Vetëvendosjes, Faton Topallit se nuk është Kuvendi të tregohen gjëra palidhje, pasi Topalli vuri në dyshim kontributin e LDK-së pëtr luftën e 99-së.
“Nuk është Kuvendi të fliten gjëra palidhje”, i ka thënë Beqiri Topallit.
Ndërsa Topalli ia ka kthyer përsëri Beqirit.
“Nuk e kam ditë që kanë ndodhur ndryshime në LDK, sidoqofr më kërrcënuat publikisht dhe unë nuk kam frikë, mos bëni prralla me tupan sepse populli edinë si e keni bërë FARK-un e si e keni kritikuar UÇK-në”, ka thënë Beqiri në seancën e Kuvendit

Veseli: 20 vite më parë bota u trondit nga regjimi i Millosheviqit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar në Facebook se sot Kuvendi mbajti një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrës së Srebrenicës. Sipas Veselit ‘krimi në Srebrenicë shfaqi natyrën e vërtetë të regjimit të Milosheviqit’ që tri vite më vonë u rishfaq në Kosovë.

Ndryshe Veseli gjatë seancës në Kuvend bëri edhe këtë postim në facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës mbajti një minutë heshtje në shenjë të nderimit për viktimat e Masakrës së Srebrenicës, e cila ndodhi njëzet vite më parë, gjatë Luftës së Bosnjës.
Në fjalën time të rastit, theksova se 20 vite më parë, në verën përvëluese të vitit 1995, në qytetin Srebrenica të Bosnjës, u bë krimi më i madh në Evropë, që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e njohur si Masakra e Srebrenicës.

Brenda dy ditësh, mbi 8000 burra u masakruan barbarisht nga njësitë ushtarake të gjeneralëve të Milosheviqit.

Mijëra familje u shkatërruan përgjithmonë.

Një qytet që datonte prej kohës romake u zhbë brenda pak orësh.

Fjalët “gjenocid” e “spastrim etnik” sërish njollosën ndërgjegjen njerëzore. Bota u trondit.
Krimi në Srebrenicë shfaqi natyrën e vërtetë të regjimit të Milosheviqit, që vetëm tre vite më vonë, me të njëjtën barbari u rishfaq në fshatrat dhe qytetet e Kosovës.

20 vite pas krimit në Srebrenicë, e 16 vite pas krimeve të bëra në Prekaz, Izbicë, Suharekë, Mejë, Gjakovë, e vende të tjera të Kosovës, drejtësia nuk është përmbushur akoma. Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend, sepse krimet e padënuara ndjellin kobe të reja./BS

Xhavit Haliti: Duhet të jepet llogari për rastin e Edis Kurajës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se për rastin e sportistit Edis Kuraja, të jepet përgjegjësi për shkak të neglizhencës të trajtimit në QKU.

Kuraja ishte lënduar nga një veturë pas mesnatës duke kaluar rrugën. Pas një trajtimi në QKU, Kurajës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, dhe më pas ishte dërguar për trajtim në Shkup.

Hasani: Kërkohet që ne ta dënojmë vetveten

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se derisa kujtohet masakra e Srebrenicë dhe masakrat tjera në Kosovë të bërë nga Serbia, Qeveria dhe ndërkombëtaret bëjnë kërkesa që të miratohet Gjykata Speciale.

Ai sërish ka kujtuar masakrën e Burgut të Dubravës, duke thënë se askush nuk u dënua për këtë krim.
Hasani tha se ndërkombëtarët në Kosovë qe 15 vite kishin sundim absolutë dhe përkundër asaj, Kosova sërish i kishte miq.

Këta miq, sipas tij, nuk kanë sjellë drejtësi por përkundrazi arrestoi ish-pjesëtarët e UÇK-së, duke i dërguar në Hagë, ku pas disa viteve lirohen në mungesë të provave dhe askush nuk jep dëmshpërblim dhe nuk u kërkon falje.

“Ata kërkojnë që të bëjmë vetëvrasje me dorën tonë dhe edhe njëherë kërkoj që mos të themelohet Gjykata Speciale”, ka thënë ai.

Berisha, Rrahmanit: Po punon aq sa kanë punuar Alush Gashi e Ferid Agani

Deputeti i NISMA-s Zafir Berisha ka ngritur gjatë seancës së sotme parlamentare shqetësimin për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë duke thënë se ajo është e mjerueshme dhe se shëndetësia dita ditës po fundoset.

Berisha ka akuzuar ministrin aktual të Shëndetësisë Imet Rrahmani duke i thënë atij se është duke punuar aq sa kanë punuar ministrat e mëparshëm Alush Gashi e Ferid Agani.

“Kohëve të fundit je tu fol shumë mirë në këto intervista por për të bërë je duke bërë aq sa ka bërë Alush Gashi e Ferid Agani, domethënë po e shkatërroni mjekësinë. Keqpërdorimi është evident, barnat e QKUK-së gjenden nëpër barnatore private dhe kjo është një papërgjegjshmëri. Aferat korruptive tashmë nuk janë të panjohura duke filluar me aferën e njohur dhe tronditëse të stendave dhe kjo çështje nuk është risi por është krijuar si kulturë që duhet luftuar me të madhe por ajo që më shqetëson më shumë është largimi i kuadrove nga Kosova për shkak se nuk shohin perspektivë në Kosovë. Kjo po tregon se Kosova po vazhdon të fundoset edhe më thellë sidomos në sektorin e shëndetësisë”, është shprehur Berisha.

Kadrija, pyet Qeverinë, ku do të kthehen emigrantët në Kosovë

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrija gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta respektoj rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës për kosovarët të cilët kthehen në Kosovë nga vala e fundit e emigrimit.

“Ku do të shkojnë gjithë ata njerëz për këtë kohë, ata kanë shitur gjithë çka kanë pasur”, ka thënë ajo.

“Në Kuvendin e Kosovës për këtë çështje është mbajtur një debat parlamentar, dhe është miratuar një rezolutë lidhur me këtë gjë, mirëpo askush nuk ka ndërmarrë ndonjë hap drejt themelimit të pikave të cilat kanë qenë në rezolutë”, ka shtuar Kadrijaj.

Topalli: Qeveria po e stimulon punën ilegale

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ka ngritur në Kuvend çështjen e mos respektimit të të drejtave të punëtorëve, duke thënë se të drejtat e punëtorëve po vazhdojnë të shkelen në Kosovë.

“Punëtori punon me orë të tëra, ndërkohë nuk ka pagë, andaj mos luani me zjarrin se mund të digjeni vet”, ka thënë ai.

Një minutë heshtje në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën me një minutë heshtje duke iu bashkuar të gjithë atyre që po kujtojnë masakrën e Srebrenicës, të kryer nga forcat serbe.

Me këtë rast, Kadri Veseli tha se drejtësia ndaj kryerësve të kësaj masakre dhe mijëra tjerave në Kosovë, nuk është përmbushur akoma dhe është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...