Hoxhaj reagon për ndalimin e Thaçit

Kosova

Hoxhaj reagon për ndalimin e Thaçit

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 08:07

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj shtetit të Bosnjës pas ndalimit të zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në përvjetorin e Srebrenicës.

Në Twitter, Hoxhaj është shprehur ashpër duke thënë se “Bosnja fatkeqësisht nuk ka politikë të pavarur të brendshme dhe të jashtme, dhe fatkeqësisht është peng i Serbisë”.

“Ndalimi i Hashim Thaçit për të marrë pjesë në shënimin e përkujtimit të Srebrenicës tregon se Bosnja është ende duke vepruar si vend i nënshtruar ndaj Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj.

Vetëm të premten pasdite u mësua se zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i ishte ndaluar pjesëmarrja në Bosnjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat