Serbia e do AKS-në në Kosovë, por jo AKSH-në në Luginë - Bota Sot
Serbia e do AKS-në në Kosovë, por jo AKSH-në në Luginë

Kosova

Serbia e do AKS-në në Kosovë, por jo AKSH-në në Luginë

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 10:40

Kryetari i Këshillit për Kosovë, në Kuvendn e Serbisë, Millovan Drecun ka theksuar se është ekstrem dhe i papranueshëm paralajmërimi për formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare.

Sipas tij, nuk mund të bëhet kurrfarë paraleleje me Ascociacioni /Bashkësinë e Komunave Serbe (në Kosovë).

Drecun, ka theksuar se është e papranueshme të paralajmërohet formimi i çfarëdo asociacioni komunash shqiptare, madje këtë ta paralajmërosh përmes mediave dhe pa marrëveshje paraprake me organet kompetente shtetërore.

Ai ka theksuar për RTS se ‘politikanët nga jugu i shtetit janë vetëm pengje interesash të Prishtinës dhe shtoi se paralajmërimi i Asociacionit të Komunave Shqiptare po bëhet në marrëveshje me Tiranën”.

Drecuni ka deklaruar se shqiptarët në Serbi kanë të gjitha të drejtat sipas Kushtetutës, por ka vënë në pah se në planin ekonomik duhet të punohet për përparimin e pozitës si të shqiptarëve edhe të serbëve.

“Është hapur materniteti në Preshevë dhe së shpejti do të hapet edhe fakulteti”, ka thënë Drecun.

Sipas tij, nuk mund të bëhet kurrfarë paraleleje me Asociacionin e Komunave Serbe (në Kosovë) duke shtuar se shqiptarët idenë e tyre mbi formimin e Asociacionit e lidhin me Platformën nga viti 2006.

Sipas tij, paralajmërimi i formimit të Asociacionit të Komunave Shqiptare (AKSH) ka lidhje me zgjedhjet në Medvegjë, të planifikuara për të dielën, por konsideron se këtë problem s’duhet parë si diçka afatshkurtër.

“Qëllim kryesor është internacionalizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, të del në skenë pala shqiptare dhe të bëhet faktor i rëndësishëm i mbështetjes së politikës që bën Hashim Thaçi, por edhe që në këtë mënyrë të ndikohet në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Drecun, raportojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...