Deputetja Alma Lama thotë se Lugina gaboi me Asociacionin

Kosova

Deputetja Alma Lama thotë se Lugina gaboi me Asociacionin

Më: 12 shtator 2015 Në ora: 21:05

Deputetja e LDK-së, Alma Lama është e bindur se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi i konvenon më së shumti kësaj të fundit.

Serbia, sipas saj, do ta përdorë këtë veprim për ta legjitimuar Asciacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Prandaj, Lama ka thënë se krijimi i këtij Asociacioni ishte gabim.

“Serbisë i intereson krijimi i Asociacionit të komunave shqiptare në Luginën e Preshevës pasi kështu e legjitimon plotësisht kërkesën e palës serbe për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë”, ka thënë Lama, transmeton Koha.net. “Mendoj se kanë gabuar sot duke e themeluar pasi ata nuk mund të shtyjnë përpara asnjë agjendë të tyren, ndërsa serbët e fituan me marrëveshje ndërkombëtare këtë Asociacion”, ka shtuar më tej ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat