Tri vota e ndanë Kosovën nga UNESCO (Video) - Bota Sot
Tri vota e ndanë Kosovën nga UNESCO (Video)

Kosova

Tri vota e ndanë Kosovën nga UNESCO (Video)

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 11:11

(E plotesuar)- Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se është përfshirë me vonesë në lobimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Ai ka shtuar se është munduar me të gjitha forcat që Kosova të arrijë të jetë pjesë e kësaj organizate.

Lexoni postimin e plotë:

Çka kanë të përbashkët disa çajagji të trullosur të Prishtinës me disa serbë të dejhur të Beogradit?
Siç është bërë e ditur, unë u përfshiva dikur vonë në lobimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
U përfshiva në këtë proces, sepse e ndieja se s’mund të rrija jashtë tij. E ndieja megjithatë se procesi u karakterizua prej një euforie të shpërpjesëtuar me gjendjen në terren, apo dhe me rezultatin e ngushtë në Bordin ekzekutiv të UNESCO. Kam patur vërejtjet e mia për procesin në përgjithësi dhe për shumë sende të veçanta të këtij procesi. Kam patur mëdyshjet e mia, për një proces në të cilin në rast suksesi, do dilnin shumë meritorë, dhe në rast mosarritjeje, askush nuk do pranonte përgjegjësi. Si ju e dini, në postimet e mia të mëhershme, diçka dhe është kuptuar prej këtyre mëdyshjeve.
U përfshiva me mish dhe me shpirt për suksesin. Duke u përfshirë, unë s’mund të merresha me polemika. Lashë familjen time, punët e mia. Kapërceva mbi shumëçka dhe sipas detyrimit u bëra pjesë e ekipit të shtetit tim. Të gjithë bëmë maksimumin, në atë kohë që u punua, aq sa kanë ditur, aq sa kanë mundur. Zoti e di, kolegët e dinë, sa kam bërë unë. Nuk është në stilin tim politik dhe njerëzor të mburrem, sesa vota janë rezultat i punës time.
Sot kur gongu ka rënë, unë mendoj atë që kam shkruar pak më parë, se ky rezultat është shumë i mirë. Ai u arrit në një klimë euforie të brendshme, në një klimë konfrontimi të fortë midis blloqeve të shteteve, në kushtet e pabarazisë së mjeteve të shtetit tonë të ri me ato të Serbisë. Lufta diplomatike vazhdon dhe çdo votim si ky është një mësim shumë i mirë.
E tash pas një pune të jashtëzakonshme të gjithë ekipit, po më bien mbi veshë thuajse të sinkronizuar, apo të njëzëshëm, tupanat e gojëndyrëve, injorantëve të diplomacisë në Prishtinë, me ato të do dirigjentëve të propagandës serbe në Beograd. Sipas të parëve, unë qenkam analfabet dhe kam dështuar; sipas të dytëve, unë i kam bërë presion delegacioneve në UNESCO, madje jam përpjekur t’i korruptoj. Serbët i kuptoj. Sipas një qasjeje propagandistike, serbët u munduan të na paraqisnin se ne bënim një luftë të pandershme dhe të papastër, ndërsa ata luftonin për drejtësinë dhe të vërtetën. Po këta diplomatët e çajtoreve apo pijetoreve të Prishtinës, çfarë i shtyn, akoma nuk e kam kuptuar?
A kanë të drejtë të dy palët, që s’kanë turp pse sot janë të dyja bashkë? Si thoni ju, kush ka të drejtë?

Lama: Mospranimi në UNESCO lidhet me marrëveshjen e 19 prillit

Në lidhje me vendimin e UNESCO-së që edhe i dha përgjigje përfundimtare jo, Republikës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, ka reaguar edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lama, së fundmi ka shkruar në rrjetin social në Facebook ku edhe ka rikujtuar marrëveshjen e 19 prillit e që e cila ka të bëjë pikërisht me anëtarësimin e Kosovës në rrugën e saj për në Bashkimin Europian.

Shkrimi i plotë i Alma Lamës:

‘’Ne marreveshjen e 19 Prillit 2013 mes Kosoves dhe Serbise, kjo e fundit nuk pranoi qe te hiqte dore nga pengesa e anetaresimit te Kosoves ne institucionet nderkombetare. Perkunder kesaj, kryeministri i atehershem e nenshkroi marreveshjen, edhe nen presionin e BE-se. Rezultati i sotem i anetaresimit te Kosoves nd ne UNESCO lidhet pikerisht me kete marreveshje e cila thote se palet nuk do ta pengojne njera tjetren ne rrugen e anetaresimit ne BE. Dmth pese me hic se ne BE tjeter vendimmarrje eshte.

Gjithsesi deshtimi i Kosoves nuk eshte vetem i saj, por eshte deshtim i BE-se e cila tregohet teper e bute ne Serbine, ndersa kjo e fundit koken e ka ne Moske.

Deshtimi i sotem i takon edhe vendeve demokratike perballe Rusise dhe sateliteve te saj autoritare. Sa per vendet e Amerikes latine dihet se jane shumica anti-amerikane. Ndersa bota arabe e lidhur kembe e terthor me Rusine.
Pas ketij vendimi qeveria e Kosoves duhet te kushtezoje dialogun me Serbine, pasi jo qe nuk po shkohet drejt normalizimit, por po acarohen raportet edhe me tej. BE-ja na ana e saj duhet te lere menjane retoriken boshe.
Gjithsesi :

Kosova jashte UNESCO-s, deshtim i civilizimit!”

Osmani për UNESCO: Për dështime të tilla duhet të ketë dorëheqje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se mos-pranimi i Kosovës në UNESCO është dështimi më i madhe i Kosovës në dy dekadat e fundit.
Ajo tha se në vende demokratike dështime të tilla çojnë në dorëheqje të funksionarëve që kanë qenë përgjegjës për dështimin.

“Unë mendoj që ky është dështimi më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare që nga vitet 90-ta”.

“Për sa vite me radhë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përkundër premtimeve që do të ketë një marrëveshje që Serbia nuk do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, kjo nuk është arritur”, tha Osmani

“Kur një ministër i jashtëm dështon në projektin më të madh të nisur të tij, dorëheqja e tij do të duhej të vinte. Kjo do të ndodhte në një shtet normal, por unë nuk pres që kjo të ndodhë në rastin e zotit Thaçi”, tha Osmani.

“Ne ende s’i kemi 130 njohje, nuk e di pse gjithë ky vlug pa pasur përgatitje të madhe, sepse kërkohet një prag i lartë i votave”, tha ajo.

* * * * *
Në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-së, Kosova nuk arriti të jetë pjesë e kësaj agjencie të specializuar të Kombeve të Bashkuara për arsim, kulturë dhe shkencë.

Nga 172 anëtarë, 92 votuan pro Kosovës, 50 kundër dhe 29 shtete abstenuan.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të vendeve që votuan pro, kundër dhe abstenuan lidhur me pranimin e Kosovës në UNESCO.

Vendet që votuan pro anëtarësimit të Kosovës ishin:

Australia, Arabia Saudite, Bahama, Kili, Belgjika, Kanada, Franca, Danimarka, Portugalia, Bullgaria, Belize, Irlanda, Islanda, Italia, Lituania, Malajzia, Çibuti, Estonia, Pakistani, Kongo, Gjeorgjia, Panama, Norvegjia, Zelanda e Re, Portugalia, Çekia, Britania e Madhe, Kroacia,Mali i Zi, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Tajlanda, Turqia, Afganistani, Shqipëria, Gjermania, Andorra, Ishujt Solomon, Islanda, MalaWi, Malta, Omani, Pakistani, Republika Çeke, Tanzania, Somalia, Çadi, Senegali , Burkina Faso, Çadi, Kuvajti, Bahrejni, Jordania, Kosta Rika, Salvadori, Katari Emiratet e Bashkuara Arabe, etj.

Vendet që votuan kundër ishin:

Rusia, India, Bjellorusia, Angola, Ekuadori, Indonezia, Moldavia, Kongo, Republika Dominikane, Palestina, Eritrea, Suriname, Spanja, Sudani i Jugut, Argjentina, Armenia, Bjellorusia, Bolivia, BotsWana, Brazil, Qipro, Mozambiku, Etiopia, Kazakistan, Kenia, Serbia, Kirgistani, Libani, Letonia, Libia, Maroku, Sllovakia, Meksika, Koreja e Veriut, Uruguai, Venezuela, Indonezia.

Vendet që abstenuan ishin:

Vietnami, Kolumbia, Polonia, Rumania, Singapori, Tunizia, Zambia, Trinidad, Tabago, Greqia, Azerbajxhani, Butani, Bosnja Hercegovina , Burundi, Irani, Uzbekistani, Turkmekistani, Irak, Nigeria, Taxhikistani, Algjeria, Kamboxhia, Egjipti, Mauritania, Maldivet, Xhamajka, Nepali, Ukraina, Peru, Koreja Jugore, Kameruni, Mongolia, Bangladeshi, Ishujt Marshall.

Kosova nuk bëhet anëtare e UNESCO-s

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë [UNESCO], nuk votoi sot në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Për pranimin e Kosovës në UNESCO duheshin votat e më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të kësaj organizate, të pranishme në punimet e sotme.

Votës pro i munguan gjithsej 3 vota.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim është paraqitur zyrtarisht Shqipëria.

Votimit për anëtarësim i parapriu një kërkesë e delegacionit të Serbisë, për ta shtyrë votimin e sotëm, por e cila kërkesë nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme.

Autoritetet e Kosovës, tash e disa muaj, kanë lobuar tek vendet e ndryshme të botës për të përfituar mbështetjen e tyre për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Kosova në përgjithësi, ka zhvilluar një fushatë, siç është quajtur, pozitive për t'u bërë anëtarja më e re e organizatës, ndërkohë që autoritetet e Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe, po ashtu kanë zhvilluar një fushatë të intensifikuar, duke kundërshtuar pranimin e Kosovës në UNESCO.

Me 21 tetor, Bordi ekzekutiv i UNESCO-s, me shumicë votash kishte vendosur që ta rekomandojë propozimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, gjë që hapi rrugën që kjo çështje të votohet sot në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mban punimet prej 3 deri më 18 nëntor.

Në këto momente po votohet anëtarësimi i Kosovës në UNESCO.

Plani i Serbisë që votimi për Kosovën të shtyhen ka dështuar pasi që shumica e vendeve të Asamblesë së Përgjithshme e kanë kundërshtuar këtë propozim.

Kosovës i janë dashur 75 vota për të kundërshtuar propozimin e Serbisë për shtyrje. Por mbështetja e Kosovës ka qenë edhe më madhe. 89 shtete e kanë kundërshtuar kërkesën e Serbisë dhe kanë votuar në të mirë të Kosovës që të mos shtyhet votimi. Ndërkohë propozimin e Serbisë e kanë përkrahur 59 vota. Prej 170 votave 22 shtete kanë abstenuar.

Pas pak do të votohet për pranimin e Kosovës apo jo.

Thaqi: Fituam betejën kundër propozimit rus dhe serb

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaqi thotë se fituam një betejë kundër propozimit rus dhe serb.

“U fitua një betejë procedurale për Kosovēn në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje. HTH”, shkruan Thaqi në Facebook./BS

Votojnë shtetet për kërkesën e Serbisë

Në këto momente po votohet kërkesa e Serbisë që të shtyhet për vitin tjetër çështja e pranimit të Kosovës në UNESCO.

Secili shtet po voton veq e veq me PO, JO apo Abstenim./BS

Fuqitë e Mëdha mbështesin Kosovën, Serbia kërkon shtyrjen e debatit për Kosovën

Fuqitë e mëdha po e mbështesin anëtarësimin e Kosovës edhe gjatë debatit të ashpër që po zhvillohet në UNESCO.

SHBA, Britania, Gjermania, Franca dhe Italia në fjalimet e tyre u shprehen kundër shtyrjes së votimit dhe pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Tërheqjen nga rendi i ditës e ka kërkuar Serbia, ndërkohë të gjitha vendet që janë pjesë e UNESCO-s po japin vlerësimin e tyre se a duhet të jetë Kosova në agjendë për t’u votuar për anëtarësim në këtë organizatë.

Austria pro votimit për Kosovën në UNESCO

Kanë vazhduar përplasjet në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ndërkohë, Austria ka thënë se është pro votimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO.

Serbia kërkon shtyrjen e debatit për Kosovën

Ka nisur seanca e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO’s ku pritet të vendoset për anëtarësimin e Kosovës.

Serbia, siç është pritur ka kërkuar shtyrjen e votimit për anëtarësimi Gjatë një debati të ndezur. Propozimi i Serbisë i mbështetur nga Rusia, Argjentina, Kuba e kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania.

11:50 - Serbia ka propozuar shtyrjen e vendimit për pranimin e Kosovës.

11:40 - Ajo filloi seancën e Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s i cili do të diskutohet për pranimin e Kosovës.

Ambasadori serb në të UNESCO-s Darko Tanaskoviq në fillim të takimit me dije se një vendim mbi pranimin e Kosovës në UNESCO të shtyhet.

Belize mahnitë me fjalimin për Kosovën

Shteti i Belizes i ka dhënë një mbështetje të madhe Kosovës për pranim në UNESCO. Në diskutim përfaqësuesi i Belizes ka thënë se e mbështet kandidaturën e Kosovës.

“Kudo që shoh njerëz unë shoh humanitet e dashuri. Belize e mbështet plotësisht kandidimin e Kosovës për UNESCO. Kosova është një shtet me njerëz të dashur dhe njëherë e përgjithmonë duhet t’i thuhet stop ndalimit të përparimit të njerëzimit kudo që janë ata”, ka thënë përfaqësuesi i Belizes.

Fillon mbledhja

Mbledhja e UNESCO-s, ku pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, sapo ka filluar.

Momentalisht po debatohet nëse duhet të diskutohet për pranimin ose jo të Kosovës në UNESCO, apo nëse duhet të shkohet direkt në votim. Përkrahësit e Kosovës po deklarojnë se kjo çështje nuk ka nevojë për debat, por duhet të shkohet direkt në votim.

Përfaqësuesit e shtetit serb po kërkojnë që diskutimi për Kosovën të shtyhet për sesionin e radhës, për siç theksojnë t’i jepet hapësirë dialogut.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Britanisë së Madhe. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dhe dialogu i Kosovës dhe Serbisë në Bruksel janë dy çështje të ndara.

Thaçi në selinë në UNESCO-s, pritet diskutimi për Kosovën

Shtetet pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s momentalisht janë në pauzë, për të vazhduar mbledhjen në ora 11:30, kur pritet të fillojë dhe diskutimi për Kosovën.
Në selinë e UNESCO-s tashmë ndodhet edhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi.

Ditë më parë zëvendëskryeministri Thaçi tha se qëndrimet e Serbisë në raport me anëtarësimin e Kosovës janë edhe kundër Rezolutës 1244; edhe kundër marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve; edhe kundër frymës evropiane të asaj marrëveshje; edhe kundër fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve tona.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës së bashku me partnerët e saj ka lobuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në organizatën e Kombeve të Bashkuara UNESCO në muajin korrik të këtij viti.

“Sapo aplikuam për anëtarësi në UNESCO, agjencionin e OKB për arsim, shkencë dhe kulturë”, kishte thënë Thaçi.

“Ky veprim vjen pas një konsultimi me partnerë dhe pas 130 takimeve me delegacione të UNESCO-s që kemi zhvilluar vetëm këtë vit”, ishte shprehur Thaçi në korrik.

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945.

Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë, duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtare përmes arsimit, shkencës, dhe kulturës.

Thaçi mbërrin në selinë e UNESCO-s

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherësh zv/kryeministër, Hashim Thaçi ka mbërritur në selinë e UNESCO-s, ku edhe pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Thaçi është shoqëruar nga Behgjet Pacolli, i cili ka lobuar bashkë me të që shtetet të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Sot pritet që Kosova të votohet që të jetë pjesë e UNESCO-s me të drejta të plota. Kundër anëtarësimit janë deklaruar Kina dhe Rusia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat