Mediat e huaja jehonë votimit në UNESCO - Bota Sot
Mediat e huaja jehonë votimit në UNESCO

Kosova

Mediat e huaja jehonë votimit në UNESCO

Nga: Fitim Dika Më: 10 nëntor 2015 Në ora: 15:53

Mos anëtarësimi i Kosovës në UNESCO për vetëm tre vota, ka bërë bujë në shumë media ndërkombëtare duke filluar nga ato amerikane deri te europianet.

“Rusia pretendon se Kosova ka politizuar UNESCO-n, duke kërkuar anëtarësim në të edhe pse nuk është pjesë e OKB-së, ndërsa kjo nuk vlente para 4 viteve kur votoi për Palestinën, e cila jo vetëm që s’ishte pjesë e OKB-së por edhe s’kishte funksionin e shtetit” shkruan CNSnews, duke treguar dopio standardin e Rusisë në politikat ndërkombëtare.

“95 shtete votuan pro Kosovës, 50 kundër, ndërsa dhjetëra abstenuan. Kosovës i nevojiteshin 95 vota për tu bërë anëtare e plotë, që do ishte një hap përpara në konsolidimin e saj ndërkombëtar,” shkruan The Guardian, gazeta britanike duke cituar mës pas deklaratat e politikanëve nga Kosova dhe Serbia.

Zviceranje 20.min, ka shkruar gjithashtu për votimin e djeshëm. “Është një fitore e Rusisë dhe Serbisë. Kosova nuk lejohet të jetë pjesë e UNESCO-s për dy vota,” shkruan ajo, duke ngatërruar dyshin me treshin. "Rusia dhe Serbia mohojnë ti japin rol më të madh ndërkombëtar Kosovës."

“Austria njihet si mbështetësi tradicional i shtetit të ri ballkanik, Kosovës, por që humbi betejën e anëtarësimit në UNESCO, pasi kërkoheshin dy të tretat e votave,” shkruan tabloidi më i madh austriak, Krone.at.

Gazeta e dytë më e madhe austriake, Die Presse, fajëson për këtë dështim politikën e Kosovës. “Qeveria e Prishtinës, ka marrë një goditje të rëndë nga ndërkombëtarët. Ky ishte një sukses për Beogradin, por një votim i ngjashëm do ndodh pas disa vitesh përsëri,” shkruhet në gazetën e printuar e Die Presse./ Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat