Mustafa: Nën çdo nivel etiketimi tradhtarë e patriotë - Bota Sot
Mustafa: Nën çdo nivel etiketimi tradhtarë e patriotë

Kosova

Mustafa: Nën çdo nivel etiketimi tradhtarë e patriotë

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 12:03

(E plotësuar) - Pengimi i punës së institucioneve të vendit nuk është alternativë. Dhuna nuk mund të jetë alternativë e zhvillimeve dhe e ofrimit të zgjidhjeve, sepse ajo rrezikon funksionalitetin dhe dëmton imazhin e vendit. E akterët e kësaj dhune nuk po shprehin gatishmëri, të ulen dhe me argumente të flasin për këto probleme dhe akuza.

Kështu pohoi kryeministri i vendit, Isa Mustafa ne një tryezë me shoqërinë civile dhe mediat, ku teme diskutimi ishte gjendja e fundit në vend. Kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaci në këtë takim dhanë argumentet e tyre rreth marrëveshjes së Asociacionit dhe Demarkacionit.

Mustafa tha se Asociacioni do të themelohet mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa, sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, ai tha se çështjet janë shumë të qarta dhe se Kosova nuk mund të humb asnjë metër katror të territorit të saj. Mustafa e quajti të pavend etiketimin e partive politike dhe individëve që i përfaqësojnë ato në patriot dhe tradhtarë.

Mustafa: I pavend etiketimi në patriotë dhe tradhtarë

“Gati 17 vjet pas çlirimit, mendoj se është e pavend të flitet për rikthimin e Serbisë në Kosovë. Kurse, Ã «shtë nën çdo nivel, tendenca për ndarjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe subjekteve politike që i votojnë, në tradhtarë dhe patriot, sepse një gjë të tillë nuk ka të drejtë askush ta bëjë”, tha ai.

Mustafa po ashtu tha se është në koalicion me rivalin e tij më të madh Hashim Thaçin, por se me e lehtë për të dy do të ishte që njëri të ishte pozitë e tjetri opozitë.

Mustafa: Jam në koalicion me rivalin më të madh

“Unë sot jam para jush me z.Thaçin, me liderin e PDK-së, mund të them dhe me rivalin më të madh të LDK-së sepse ne si parti politike gjithmonë kemi qenë rivalet më të mëdhenj. Kemi 15 muaj që jemi partnerë të koalicionit. Jam i bindur se edhe për mua edhe për të do të ishte me lehtë që njëra palë të ishtenë pozitë, e tjetra në opozitë. Sepse do të drejtonim edhe me lehtë subjektet tona. Mirëpo po ashtu mund të them se realiteti është tjetër. Si rezultat i zgjedhjeve ne kemi marrë detyrimin tonë që të qeverisim me vendin, në një fazë tepër të rëndësishme të Kosovës”, tha ai.

Ai tha se së shpejti pritet zgjedhja e presidentit, duke respektuar kushtetutën e vendit.

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi tha se roli i shoqërisë civile është i pazëvendësueshëm sa përket zhvillimeve ne vend. Kurse, lidhur me asociacionin, Thaçi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është obligues për gjithë spektrin politik.

Thaçi: Vendimi i Kushtetueses është obligues për gjithë spektrin politik

“Qeveria e Kosovës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka vërejtur që disa elemente të parimeve për themelimin e këtij asociacioni nuk janë në frymën kushtetuese. Por Gjykata Kushtetuese e lejon themelimin e asociacio nit të komunave me shumicë serbe dhe kërkon që të respektohet plotësisht Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ne e kemi mirëpritur dhe do ta zbatojmë në tërësi këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe mendoj që ky vendim është obligues për gjithë spektrin politik e institucional”, tha ai.

Ndërsa, Baton Haxhiu u tha dy liderëve te dy partive me të mëdha ne vend, se këto argumente duhet t’i paraqesin para opozitës dhe jo para mediave dhe shoqërisë civile, pasi që ata janë të familjarizuar me çdo detaj të këtyre marrëveshjeve. Ai tha se me ngjarjet e fundit po rrezikohet rendi juridik në vend.

Haxhiu: Ligjërimi juaj shumë politik

“Ju zoti kryeministër dhe ju zoti Thaçi nuk po bëni asgjë që të përkrahni shtetin, për të ndalur gjërat e palejueshme, ose po bëni shumë pak. Ne jemi para një situate që doemos duhet ose të përdorni for cën për të ndaluar gjërat e palejueshme, ose forca e palejueshme do të bëhet legjitime për të rrezuar forcën e shtetit. Ju jeni në rrugë të mirë, që forca e palejueshme ta rrëzoj shtetin...Ligjërimi juaj sot është shumë politik”, tha ai.

Edhe analisti Adriatik Kelmendi, tha se edhe koalicioni qeveritar po vazhdon t’i injorojë kërkesat dhe shqetësimet e opozitës.

Kelmendi: Po i injoroni shqetësimet e opozitës

“Nga ajo që pam dje mjerisht duhet konstatuar, se ju sërish quat ujë në mullirin e atyre që thonë se këto ftesa mund të jenë sa për fars. Meqë sërish do të vazhdohet me kundërshtimin, ose situatat dhe qëndrimet çimentuese të dëgjuara deri me sot. Pra, një individ, kryetar partie që besoj që të gjithë duhet të ia njohin meritën z Ramush Haradinaj, i cili u ngrit mbi dy liderët tjerë të subjekteve politike opozitare dhe m e gjithë kundërshtinë e tyre provoi t’i jap shans dialogut, duke marrë pjesë me gjithë atë rrezik edhe të akuzave që po e tradhton çështjen e opozitës tek takimi te presidentja. Ajo që pam ishte se në rastin me të parë ju u deklaruat njëjtë siç jeni deklaruar këto 6 muaj dhe nuk pranuat asnjë nga ato shqetësime që i ka shtruar opozita”, tha ai.

Azem Vllasi tha se koalicioni qeveritar duhet t’i ofrojë opozitës biseda si dhe të shkohet në zgjedhje.

Vllasi: Shtine opozitën në binarë, mos iu shmangni zgjedhjeve

“Ja duhet me gjet mënyrë me qetësu me i shti në binarë të dialogut dhe bisedave të një jete normale parlamentare dhe politike opozitën. Ja nëse vazhdon kështu ata vazhdimisht porosisin që do të vazhdojnë kështu. Nëse është blloku jeta parlamentare do të bllokohet dhe funksionimi i qeverisë dhe nuk ka asnjë arsye të iu shmangemi zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha ai.

Ndryshe, në këtë takim u diskutua dhe çështja e zgjedhjes së presidentit, i cili pritet të bëhet së shpejti. E dy liderët politik Thaçi dhe Mustafa thanë se do të respektohen ligjet dhe kushtetuta e vendit, sa i përket këtij procesi.

Mustafa: Është e pavend që 17 vjet pas luftës të flitet për kthimin e Serbisë në Kosovë

Kryeministri Isa Mustafa, po merr pjesë në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile që për temë ka tejkalimin e krizës politike në vend.

Mustafa, në fjalimin e tij para të pranishmëve, tha se Qeveria vlerëson rolin e shoqërisë civile, të mediave e të tjerëve për kontributin e tyre në daljen e vendit nga kriza.

“Sot jam para jush me rivalin më të madh të LDK-së, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, sepse dihet se gjithmonë kemi qenë rivalët më të mëdhenj. Jam i bindur se për të dy do të ishte më lehtë sikur njëra palë të ishte në pozitë e tjetra në opozitë, por realiteti është ndryshe. Dje kemi pasur një bisedë te presidentja Atifete Jahjaga. Falënderoj ambasadorin amerikan dhe përfaqësuesin e BE-së për angazhim në dialogun që është mënyra e vetme për të paraqitur argumentet tona dhe të gjejmë zgjidhjet tona”, ka thënë Mustafa në fjalimin e tij.

Kreu i ekzekutivit, Mustafa, theksoi se pozita deri më tani e ka pasur të pamundur t’i paraqet qëndrimet e Qeverisë për arsye të, siç tha ai, “pengesave që janë bërë në funksionimin e rregullt të Kuvendit të Kosovës”.

“Republika e Kosovës është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, kompromis i një shumice autoktone shqiptare. Republika e Kosovës është projekt i përbashkët i qytetarëve dhe aleatëve të tyre, se nga data 12 qershor e 1999 Serbia është vetëm fqinji ynë verior me të cilin kemi konteste të vazhdueshme, por i kemi mbyllur relacionet e varësisë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, se Kosova është orientuar drejt integrimeve euroatlantike”, ka potencuar më tej Mustafa.

“Po ashtu dëshiroj të potencoj se 17 pas çlirimit është e pavend të flitet për kthimin e Serbisë në Kosovë”, u shpreh Mustafa.

Kryeministri Mustafa tha se pjesëmarrja e pakicave në projektin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës ka qenë obligim ndërkombëtar për të drejtat e pakicave. Kjo, tha Mustafa, nuk duhet t’i pengojë askujt në Kosovë.

“Neve na takon t’ju ofrojmë këto mundësi edhe qytetarëve që nuk janë shumicë në vendin tonë, dhe janë obligime që na vijnë nga aleatët tanë”, tha më tej ai.

Mustafa tha se Kosova ka arritur që të gjejë gjuhë të përbashkët me të gjitha pakicat në vend, dhe ka arritur të integrojë popullatën jo-shumicë, sidomos serbët, në qeverinë e Kosovës.

“Është mandati i parë që kemi arritur të integrojmë komunat serbe të veriut të Kosovës. Mendoj se këto janë të arritura që s’duhet t’i mohojmë”, theksoi ai.

Duke iu referuar protestave të partive opozitare, brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës, Mustafa përsëriti se dhuna nuk është alternativë.

“Pengimi i punës së institucioneve të Kosovës nuk është alternativë, dhuna nuk është alternativë. Dhuna rrezikon funksionalitetin e Kosovës, dëmton imazhin tonë, dhe inkurajon kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Ndërkaq, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin, Mustafa tha se marrëveshja e parë, ajo për AKS-në, është marrëveshje që derivon nga marrëveshja e vitit 2013.

Por, tha se Asociacioni do të krijohet në bazë të opinionit të Gjykatës Kushtetuese dhe Ligjeve të Kosovës.

“Përkushtimi ynë si qeveri është që Asociacioni të formohet në bazë të opinionit të Gjykatës Kushtetuese”, potencoi Mustafa.

Për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Mustafa tha se Kosova nuk do të humb asnjë metër katror territor në këtë marrëveshje.

“Kosova s’mund të humb asnjë metër katror të territorit. Nuk besoj që asnjë deputet i Kuvendit do të pranonte të humbte një metër katror të territorit të Kosovës. Por, duhet të flasim vetëm me argumente për këtë çështje”, potencoi i pari i Qeverisë së Kosovës.

Ai u shpreh i bindur se motivet e opozitës për kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve nuk qëndrojnë, por tha se janë për përfitime politike dhe pushtetore.

“Duhet të argumentojmë çdo dyshim në mënyrë që vendi të mos bie në gjendje të pakëndshme, por të krijojmë mundësi që të zhvillojmë debat në Kuvend me argumente, sepse dhuna në Kuvend dhe jashtë tij po dëshmon se kundërshtarët e këtyre marrëveshjeve nuk janë të gatshëm të dialogojnë”, theksoi kryeministri Isa Mustafa.

Në fund, ai ripërsëriti se zgjedhje të parakohshme apo të jashtëzakonshme nuk do të ketë, por tha se ato do të mbahen më 2017, zgjedhjet lokale, dhe më 2018 zgjedhjet parlamentare.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...