Kryeministri Mustafa u bënë thirrje qytetarëve të refuzojnë tendencat për përvetësimin e shesheve dhe festave - Bota Sot
Kryeministri Mustafa u bënë thirrje qytetarëve të refuzojnë tendencat për përvetësimin e shesheve dhe festave

Kosova

Kryeministri Mustafa u bënë thirrje qytetarëve të refuzojnë tendencat për përvetësimin e shesheve dhe festave

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 09:25

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët të demonstrojnë pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike.

“Askush, as vendimet arbritrare për t’ua kufizuar qytetarëve të drejtën për ta shijuar festën më domethënëse të historisë së Kosovës, nuk mund ta zbehë kremten tonë të përbashkët, 17 shkurtin”, ka thënë Mustafa.

“Ju ftoj të demonstroni pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që na ka lënë trashëgimi Presidenti Historik, Doktor Ibrahim Rugova, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike”, tha ai.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Të dashur miq,
Këto ditë, Kosova shënon 8 vjetorin e pavarësisë së saj. Këtyre ditëve festive, që kulmon më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ne u gëzohemi me arritjet tona dhe atdheut tonë. Duke qenë mirënjohës për kontributin e kosovareve e kosovarëve, heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve dhe për të gjithë luftëtarët që i dolën zot kombit e atdheut tonë. Por, edhe duke qenë mirënjohës e falënderues ndaj aleatëve të aspiratës sonë për të jetuar të lirë e të pavarur.

Jam i bindur se Kosova, sot nuk është bërë ende vendi që kemi ëndërruar ta kemi. Por, këto ditë ne duhet të mbledhim energjitë tona pozitive, për ta kthyer Kosovën në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit.

Askush, as vendimet arbritrare për t’ua kufizuar qytetarëve të drejtën për ta shijuar festën më domethënëse të historisë së Kosovës, nuk mund ta zbehë kremten tonë të përbashkët, 17 shkurtin.

Ju ftoj të demonstroni pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që na ka lënë trashëgimi Presidenti Historik, Doktor Ibrahim Rugova, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike.

E tërë Kosova është e qytetarëve të Kosovës dhe e miqve të tyre të shumtë.

Me durim e pjekuri, do ta kalojmë çdo sfidë. Me refuzim estetik do ta ndalim çdo tendencë ndaj Kosovës, mike të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë në Evropë dhe në tërë botën”, ka shkruar Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...