​Mustafa premton mbështetje në avancimin e të rinjve - Bota Sot
​Mustafa premton mbështetje në avancimin e të rinjve

Kosova

​Mustafa premton mbështetje në avancimin e të rinjve

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 13:50

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot priti në një takim përfaqësues të Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës, ku u njoftua për problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë kosovarë në shkollim, punësim dhe fusha të tjera.

Përveç paraqitjes së vështirësive, në këtë takim u kërkuar ndihmë nga Qeveria që të bëjë më shumë për avancimin dhe të ardhmen e të gjithë të rinjve.

Kryeministri Mustafa tha se ky takim u zhvillua me qëllim që të shihet se cilat janë problemet, preokupimet që të rinjtë i paraqesin përmes këtij këshilli.

Mustafa deklaroi se është shprehur përcaktimi i Qeverisë për përpjekje maksimale në mënyrë që të krijohet perspektivë për të rinjtë. Ai premtoi se do të bashkëpunohet edhe me komunat dhe ministritë që të ndihmohen të rinjtë, në zgjidhjen e preokupimeve të tyre.

Mustafa: Ne do të mbajmë takime edhe me komunat

“Sa i përket detyrimeve tona dhe të komunave ndaj KQVR-së, ne do të bëjmë edhe takime me komuna që të kërkojmë nga komunat që ato tëparashohin në buxhetet në karshi me programet dhe kornizat që duhetata t’i përgatisin s i korniza vjetore. Po ashtu, do tëmundohemi që nëpër mjet ministrive përkatëse, përmes MRKS-së, Ministrisë së Financave, sepse aty konstruktohet buxheti dhe t’u sugjerojmë që ato të hapin mundësi për kryerjen e praktikës, përmes këtij këshilli apo në mënyrë të drejt për drejtë”, shtoi kryeministri Mustafa.

Vesa Ibrahimi nga KQVR, tha se në këtë takim u diskutua edhe problemi i buxhetit që ndahet për të rinjtë duke shtuar se pritet të shihet sa do të mbahen premtimet e kryeministrit për ndihmë në zgjidhjen e problemeve të paraqitura.

Ibrahimi: Do të shohim sa po arrin kryeministri t’i përfundojë premtimet

“Ne kërkuam nga kryeministri që të kemi buxhet për këshillat e rinj lokal. Po ashtu, edhe një buxhet me qëndrueshmëri më të madhe për ne, që të na ndaj një buxhet jo katër muaj apo një vjeçar, por më i gjatë që të mos kemi probleme. Gjithashtu, kërkuam praktikë më të madhe për shkak se gjithmonë po kërkohet përvojë pune e nuk po kemi hapësirë të bëjmë këtë përvojë pune, që të kemi hapësirë të bëjmë praktikë edhe në Qeveri që ta shohim se si bëhet politika nga brenda jo vetëm nga televizioni. Kryeministri na ofroi se do të na ndihmojë në të gjitha këto probleme tona. Ta shohin në të ardhmen se sa po arrin t’i përfundojë të gjitha premtime”, tha ajo.

Ndër temat që u biseduan në këtë takim ishte edhe migrimi i të rinjve të Kosovës, që sipas Mustafës me këtë mënyrë po ikën turi i shoqërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...