Përkujtohet dëshmori Njazi Azemi –komandant “Mjekrra” në 15 vjetorin e rënjës

Kosova

Përkujtohet dëshmori Njazi Azemi –komandant “Mjekrra” në 15 vjetorin e rënjës

Më: 27 mars 2016 Në ora: 13:28

Dita e gjashtë të manifestimit “Flakadani i Karadakut” ka nisur me homazhe të varri i dëshmorit Nijazi Azemi-Komandant Mjekra. Më pas është mbajtur edhe një akademi përkujtimore për nder të këtij dëshmori ku për veprën e tij dhe të gjithë dëshmoreve të rënë kanë folur përfaqësues të institucioneve komunale, qendrore si dhe përfaqësues të organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së dhe UÇPMB-së. Po ashtu gjatë ditës së sotme janë shënuar aktivitete të shumta e ndër to ishte edhe një ekspozitë e artefakteve të dëshmorit Nijazi Azemi-Komandant Mjekra, me gjëra të cilat ai i ka përdorur gjatë luftërave.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor por edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, familjar dhe bashkëluftëtarë të Nijazi Azemit, Komandant Mjekra, kanë bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, konkretisht të varri i këtij dëshmori pasi që manifestimi tradicional “Flakadani i Karadakut” mbahet pikërisht për nder të Komandant Mjekrës. Ndërkaq në Akademinë përkujtimore që është mbajtur për nder të tij, zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka folur për veprën e Nijaziut dhe amanetin e dëshmorëve të rënë për liri.”Përmes kësaj akademie përkujtimore i kujtojmë edhe bashkëluftëtarët e Komandantit, dëshmorët të cilët dhanë atë më të shtrenjtë që mund të ipët- pra jetën me qëllim që gjeneratave të reja të ju sjellin dritën dhe lirin e këtij vendi.

Nijazi Azemi dhe shokët e tij , vepruan deri në sakrificën e fundit e që për dikë ishte ëndërr. Por Nijaziu me shokë këtë ëndërr e bënë realitet që ne sot festojmë dhe punojmë lirshëm në Kosovën e pavarur. “ u shpreh zv. Kryetari Aliu. Tutje ai tha se vepra e Nijaziut bëhet edhe më madhështore pasi që ai ka rënë në betejë, jashtë kufijve administrativ të Kosovës, por siç tha ai në Shqipërinë natyrale dhe për Shqipërinë natyrale.

Ndërkaq Anton Quni, ish komandant i betejës së Kosharës, tani deputet i Republikës së Kosovës, tha se ata sot janë bashkuar që dhimbjen dhe krenarin ta ndajnë se bashku. “ E besoj që për 15 vite ju jetoni me dhembje të madhe. Ne jemi sot këtu të gjithë se bashku që këtë dhembje ta ndajmë se bashku. Po ashtu jemi të bindur se ju jeni krenar, edhe kem dëshirë që këtë krenari do ta ndajmë së bashku, kështu ka qenë qenë gjithnjë në historinë tonë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen.” U shpreh Quni.

Avdyl Bajrami i cili ka folur në emër të Organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së në Viti, ndër tjerash e cilësoj Komandant Mjekrën njeri ndër ushtarët më besnik të Komandantit Legjendar Adem Jashari. “Nijazi Azemi, është ushtar më besnik i Adem Jasharit i cili e vazhdoj luftën e nisur edhe për çlirimin e Kosovës Lindore.” U shpreh Bajrami.

Ndërsa Mustafë Shaqiri bashkëluftëtar i Nijazi Azemit, u shpreh i habitur me organizimin e kësaj komune gjatë këtij manifestimi.” Një falënderim të veçantë për komunën e Vitisë, e cila gjithmonë po bënë për bashkëluftëtarët tanë, dëshmorët dhe për të gjithë ata që ranë dhe sakrifikuan më të shtrenjtën-jetën. Në këto ditë, për historinë e bashkëluftëtarëve tanë e sidomos në këtë ditë të veçantë për Nijazi Azemin-Komandant Mjekrën fletë i gjithë ky mund deri të një shtresë e të gjitha fushave intelektuale, artdashëse që dhanë një kontribut së paku për një javë rresht duke treguar vlera artistike, dijen, kulturën e sidomos edhe një falënderim të veçantë për drejtoreshën e Kulturës për organizimin pasi që na ka lënë të habitur më këtë organizim. “ u shpreh Shaqiri.

Ndërkaq në emër të familjes së Nijazi Azemit-Komandant Mjekrës ka folur e bija e tij, Kosovare Azemi e cila ndër tjerash falënderoj këshillin organizativ të manifestimit “ Falënderoj Këshillin organizativ të Flakadani i Karadakut” që udhëhiqet nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha e DKRS-së, Kaltrina Sylejmani për punën dhe angazhimin e tyre që e kanë bërë gjatë këtij manifestimi që e mban primatin e manifestimit gjithëkombëtar. “ u shpreh Azemi.

Po ashtu gjatë ditës së sotme janë shënuar aktivitete të shumta e ndër to ishte edhe një ekspozitë e artefakteve të dëshmorit Nijazi Azemi-Komandant Mjekra, me gjëra të cilat i ka përdorur ai gjatë luftërave./Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat