Një biografi e rektorit të ri të UP-së, Marjan Dema

Kosova

Një biografi e rektorit të ri të UP-së, Marjan Dema

Më: 31 mars 2016 Në ora: 18:18

Marjan Dema (Klinë 1957) sapo u zgjodh rektor i Universitetit të Prishtinës. Ai ka marrë shtatë vota të anëtarëve të KD-së ndërsa kundërkandidatët Afrim Hamidi dhe Xhevat Berisha vetëm nga një votë.

Marjan Dema është profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, pranë UP-së. Dema është mësimdhënës në lëndët e nivelit Bachelor, Matematika 1 dhe Matematika 2. Ndërkaq, në Master jep Metodat matematikore në inxhinieri.

Dema është 59-vjeçar dhe ka filluar karrierën në Departamentin e Matematikës të FSHMN-së në vitin 1980. Në vitet e nëntëdhjeta është transferuar në Fakultetin Ekonomik, ku ka ushtruar edhe detyrën e prodekanit, ndërsa me të shpërthyer lufta në Kosovë, është larguar me familje në SHBA ku ka qëndruar deri në vitin 2005.

Atëherë është kthyer për një kohë në Departamentin e Matematikës, ndërsa në vitin 2007 ka vazhduar karrierën në FIEK. Po atë vit është zgjedhur prorektor i Universitetit të Prishtinës, në kohën kur rektor ka qenë Enver Hasani.

Dema ka qenë edhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

Profesori i matematikës, Marjan Dema është akuzuar ngjashëm sikurse ish-rektori Ibrahim Gashi, për avancime me punime të publikuara në Indi.

Këtu mund ta gjeni një punim të tij në revistën ijma.info

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat