Mustafa: Qeveria e përkushtuar për avancimin e mirëqenies së fëmijëve

Kosova

Mustafa: Qeveria e përkushtuar për avancimin e mirëqenies së fëmijëve

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 18:08
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës shefen e misionit të UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad.

Kryeministri Mustafa vlerësoi punën dhe përkushtimin e zonjës Gad, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Duke folur për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në avancimin e mirëqenies së gjithanshme të fëmijëve, kryeministri Isa Mustafa theksoi rolin e rëndësishëm të UNICEF-it në këto procese.

Shefja e deritashme e UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar dhe vlerësoi angazhimet e Qeverisë për mirëqenien e fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat