As qytetarët e as zyrtarët e institucioneve nuk dinë për sigurinë kibernetike

Kosova

As qytetarët e as zyrtarët e institucioneve nuk dinë për sigurinë kibernetike

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 16:18
Pamje nga takimi i Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike

Është mbajtur takimi i Këshillit Shtetëror për Sigurië Kibernetike e organizuar nga Sekretariati i Strategjive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të dytë të këtij vitit, të të gjitha institucioneve të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektiveve e përgjithshme të Strategjisë për Siguri Kibernetike; themelimin e CERT-ave nga disa institucione; përpjekja për themelimin e CERT-it  Qeveritar dhe atij Nacional si dhe u prezantua përbërja e Këshillit Shtetërorë për Siguri Kibernetike .

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, fillimisht  përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për punën e bërë deri më tani  dhe vlerësoi se gjatë periudhës janë mbajtur disa takime të rëndësishme si jashtë dhe brenda vendit.

Mustafa tha se për kundër përshtypjes së krijuar në opinionin  se  qytetarët kanë njohuri  mbi sigurinë kibernetike  e vërteta është shumë më ndryshe dhe lirisht mund të  konstatojmë se njohuritë mbi rreziqet  e sulmeve kibernetike  dhe sigurinë kibernetike në përgjithësi  u mungojnë  edhe një pjesë e madhe  e qytetarëve  si dhe zyrtarëve të institucione publike .

 “Është  shqetësues  debatimi  i rishikimit të buxhetit në   Kuvendin e Republikës së  Kosovës ku përkundër faktit  që  buxheti   për teknologjinë informative  deri ne 88 përqind u shkurtua  kaloi në heshtje nga  të  gjithë deputetët ( me përjashtim të njërit )  duke dëshmuar  që  deputetët  në mungesë të informacioneve që  kanë  nuk e kanë parë të arsyeshëm  ta kundërshtojnë këtë shkurtim buxheti”, tha Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat