Shërbimet në Drenas, 69 përqind e qytetarëve s’janë të kënaqur

Kosova

Shërbimet në Drenas, 69 përqind e qytetarëve s’janë të kënaqur

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 00:12

Qytetarët e Komunës së Drenasit ende vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre me shërbimet komunale, përmes anketës që është vendosur në ueb-in e kësaj komune.

Janë 69 përqind e qytetarëve që kanë votuar opsionin aspak në pyetjen e anketës që po e bën kjo komunë. 

Kurse, 16 përqin janë përgjigjur se janë mesatarisht të kënaqur me shërbimet komunale, ndërsa, vetëm 14 përqind janë përgjigjur se janë shumë të kënaqur me këto shërbime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat