Stërvitjet e KFOR-it: Të gatshëm, nëse ka nevojë

Kosova

Stërvitjet e KFOR-it: Të gatshëm, nëse ka nevojë

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 11:57
KFOR

“Njësitë manovruese të KFOR-it vazhdimisht trajnohen për të ruajtur gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigjur çdo situate operacionale nëse është e nevojshme, si reagues i tretë”, thuhet në njoftimin për media nga kjo trupë.

Në këtë drejtim, më 12 shtator, Grupi Luftarak Shumëkombësh dhe njësitet Rezervë Taktike Manovruese do të zhvillojnë një stërvitje shumëkombëshe trajnimi, në një zonë trajnimi afër Zhegovcit të Poshtëm, në jug të Prishtinës, për të rritur nivelin e ndërveprimit dhe për të ndërtuar besimin ndaj KFOR-it.

Stërvitja është pika kryesore e një plani të trajnimit që njësitë e KFOR-it e kanë kryer dhe do të përfshijë një sulm nga ajri, trajnim situacional në nivel skuadre dhe togu, si dhe detyra komanduese në nivel të batalionit dhe brigadës.

Ekipet e ushtarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Portugalia do ta kryejnë trajnimin e tyre për të treguar aftësinë për të lëvizur kudo në Kosovë dhe të kryejë çdo lloj operacioni të këmbësorisë, duke theksuar ndërveprimin në mes të partnerëve të NATO-s me qëllim të përmbushjes së misionit të KFOR-it, duke siguruar lirinë e lëvizjes dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt në tërë Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat