Ambasadorja turke në Kosovë viziton Drenasin

Kosova

Ambasadorja turke në Kosovë viziton Drenasin

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 14:29
Kivilcim Kiliç, Nexhat Demaku

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç me të cilën kanë diskutuar për mundësitë e zhvillimit ekonomik në Drenas dhe investimet nga ana turke.

Në këtë takim, kryetari Demaku ka njoftuar ambasadoren Kiliç për të arriturat e Komunës së Drenasit, në veçanti për ofrimin e kushteve dhe klimes që ofron kjo Komunë në berjën e bizneseve.

Demaku është fokusuar kryesisht në investimet në biznes dhe bujqësi, ku ka njoftuar zonjen Kiliç për funksionimin e Parkut të Biznesit dhe mundësit që ofron ajo zonë ekonomike për terheqjën e investitorëve, si dhe hapsësirën përballë Parkut të Biznesit, ku ka theksuar se është një vend shumë i favorshëm për hapjen e biznesve të reja në atë zonë, po ashtu ka njoftuar se Drenasi ka shumicën e tokave bujqësore nën sistemin e ujitjes.

Demaku ka kërkuar nga ambasadorja turke në Kosovë, që të njoftojë bizneset turke për mundësit që ofron Komuna e Drenasit dhe të vijnë për të investuar, ndërsa ka falenderuar Ambasadoren Kiliç për përkrahjen që i ka dhënë organiztës Qendra për Promovimine të Drejtave të Grave në Drenas.

Ambasadorja turke ka falënderuar kryetarin Demaku për pritjen dhe ka thënë se do të njoftoj bizneset turke përmes konsullit për këshilla biznesore që të vijnë në Drenas dhe të investojnë në fushat e ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat