Ka përfunduar samiti “Kosovo Learning Summit”

Kosova

Ka përfunduar samiti “Kosovo Learning Summit”

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 17:17
Foto

Samiti “Kosovo Learning Summit” i organizuar nga American School of Kosova ka përfunduar sot i cili iu ka mundësuar mësimdhënësve brenda dhe jashtë Kosovës, të shkëmbejnë përvojat e tyre profesionale.

Tema kryesore e këtij samiti ishte involvimi i teknologjisë nëpër shkolla. Ky është samiti i parë i cili organizohet nga ASK, dhe ka dalë të jetë  mjaft i suksesshëm, ku rreth 300 mësimdhënës patën rastin që për dy ditë të marrin pjesë në këtë samit.

Gjatë këtij samitit në kuadër të temës për involvimin e teknologjisë është bërë prezantimi i projektit: “Zhvilloni websit-in e klasës suaj duke përdorur faqet e internetit në Google”.

Ndërsa, punëtoritë e realizuara ishin: “Ndikimi i komunikimit efektiv në vetëbesimin e nxënësit”, “Ndërlidhja e teknikave mësimore si një qasje efektive për angazhimin e nxënësit”, dhe  “Përfitimet e mrekullueshme të rigorozitetit dhe disiplinës”.

Ligjëratat e diskutuara në këtë samit ishin: “Edukimi ndërkombëtar dhe mundësitë për bursa për studentët dhe mësimdhënësit kosovarë” dhe “Mësimi i gjuhës amtare”.     

Ligjëratën kryesore e mbajti drejtoresha e shkollës së mesme amerikane të Cazablanka , Aimee Meditz, e cila u fokusua në tri elementet e edukimit: komunikimi, konektimi dhe krijmi.

Aimee: ‘Mësuesit e vetvetes'

“Kthehem tek tri elementet e edukimit: komunikimi, konektimi, krijimi. Por vini re qe janë të paktën dy dimensione. Komunikimi me vetveten që tingëllon se ju po merrni nën kontroll akterët primarë. Dhe do të doja të shtoja 'mësuesit e vetvetes'. Nëse je një njeri që mëson me përkushtim, atëherë do të mësosh për vetveten po aq shumë sa për gjerat të cilat po tenton ti mësosh. Nëse je duke e bërë në mënyrën e duhur atëherë kështu duhet të jetë”, tha Meditz.

Kurse, drejtoresha akademike,  Shannon Bruce Ramaka deklaroi se   arsimi është fshehtësia për paqe në botën.

Ramaka: Ky vizion është inkurajim për fëmijët tanë

“Tani do të them diçka që ndoshta nuk është dashur ta them. Ndoshta mund të tingëllojë si politike, por unë besoj shumë në arsimim. Besoj që arsimi është fshehtësia për paqe në botën tonë, dhe kjo është një kohë e veçantë për një diversitet apo shumëllojshmëri të njerëzve që të bashkohen dhe që të mendojnë thellësisht, për të bërë pyetje të thella, për të këmbyer për të ndarë, për të përkrahur njëri tjetrin dhe ky është një udhëtim gjatë gjithë jetës për inkurajimin e fëmijëve tonë”,tha Ramaka. Samiti “Kosovo Learning Summit” ka filluar të premten dhe ka përfunduiar sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat