Kritikohet ligji i ri i komunikacionit

Kosova

Kritikohet ligji i ri i komunikacionit

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 20:35
Ilustrim

Ligji i ri i komunikacit po kritikohet për mosefekt. Sipas ekspertëve të sigurisë ky ligj nuk ka shënuar rënie të aksidenteve me fatalitet.

 Avni Islami ekspert i sigurisë me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka shkruar se ligji i ri i komunikacionit nuk po gjen zbatim nga zbatuesit. Sipas tij nuk mjaftojnë vetëm radarët e policëve për të monitoriaur komunikacionin.

Postimi i plotë:

Rritja rapide e numrit të aksidenteve të trafikut në komunikacion , madje edhe me fatalitet po tregon se ligji i ri i cili u miratue ditë më par po del të mos ketë sukses. Një ligj i cili nuk gjenë zbatim apo nuk aplikohet nga zbatuesit e tij, është i prirë të dështoi. Në situatën të cilën jemi ne , aplikuesit e ligjit nuk e e kryejn detyën si duhet. Nuk mjafton të operohet vetëm me radarët ( e dorës) që i posedon polici e Kosovës. Ku janë radarët statik e lëvizës, sa janë efiksae prokuroria e gjykata në zbatimin e ligjit. Të gjitha janë në hallka zingjirore , ketu dikun ka shkëputje të këtij zingjiri që nuk po funksionin diqka dhe humbja e jetëve të njerëzve po rritet në masë të madhe ditëve të fundit.  Duhet urgjentisht të plotsohet logjistika e nevojshme dhe të zbatohet ligji ne tërsi. Përndyshe siguria njerzore po rrezikohet nga trafiku i komunikacionit. Vërtet sfidë serioze ..

Ky ligj i ri i komuniacionit  ka marrë kritika edhe nga një pjesë dërmuese e qytetarëve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat