Nënshkruhet marrëveshje punësimi për personat me aftësi të kufizuara

Kosova

Nënshkruhet marrëveshje punësimi për personat me aftësi të kufizuara

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 11:25
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi në funksion të punësimit të personave më aftësi të kufizuara.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në bashkëpunim me Shoqërinë Ndërkombëtarë për Bashkëpunim SHB/GIZ, Down Syndrome Kosova (DSK) dhe Drejtoria Regjionale e IB Jugperëndim ShP. 

Sipas njoftimit, ndihmë për të Hendikepuarit (International Behidertenhilfe), që nënkupton implementimin e projektit për përkrahjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara dhe krijimin e mundësive të barabarta në tregun e punës, i cili projekt do të ndihmojë në krijimin e vendeve të reja të punës në mënyrë sistematike për personat me aftësi të kufizuara.

Abrashi falenderoi Qeverinë Gjermane dhe GIZ-in  për mbështetjen e vazhdueshme që janë duke ja ofruar MPMS-së në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional, përmes zbatimit dhe financimit  të projekteve të ndryshme në nivel qendror dhe lokal, të cilat projekte kanë për qëllim krijimin  e mundësive për punësim dhe aftësim profesional, për të gjithë të papunët dhe punëkërkuesit e regjistruar në zyrat e punësimit.

“Projekti “Përkrahja e punësimit të përsonave me aftësi të kufizuar dhe krijimi i mundësive të barabarta  në tregun e punës”, do të krijojë mundësi punësimi dhe trajnimi profesional për një numër të përsonave me aftësi të kufizuar dhe do të ngrisë bashkëpunim ndërinstitucional dhe joqeveritar, përmes zhvillimit të partneriteteve me bizneset në nivel lokal dhe përmes këtij projekti do të krijohen mundësi të përfshirjes së personave me aftësi të kufizuar në punësim dhe aftësim profesional. Ky projekt do të zbatohet në partneritet me organizata vendore dhe ndërkombëtare, për zbatimin e një programi të trajnimit dhe krijimit të mundësive për punësim për personat me aftësi të kufizuara, që do të ofrojë punësim të qëndrueshëm për këtë kategori të shoqërisë”, ka thënë Abrashi.

 Ministri Abrashi theksoi që MPMS do të ofrojë mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë zbatimit të këtij projekti, të partneritetit në mes të ‘Doën Syndrom Kosova’ dhe ‘International Behidertenhilfe’ nga Gjermania, si dhe organizatave tjera pjesmarrëse në zbatimin e këtij projekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat