Temperaturat ulen deri në zero gradë

Kosova

Temperaturat ulen deri në zero gradë

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 08:38
Ilustrim

Sot dhe nesër mbi vendin tonë temperaturat minimale do të ulen deri në zero gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius.

Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, fushat me presion të lartë vazhdojnë të jenë prezent mbi vendin tonë, duke e karakterizuar një mot të vranët dhe me intervale me diell.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat