Ish-ambasadori shqiptar shpallet “Qytetar nderi i Deçanit”

Kosova

Ish-ambasadori shqiptar shpallet “Qytetar nderi i Deçanit”

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 22:24
Islam Lauka

Islam Lauka nesër do të shpallet ”Qytetar nderi i Deçanit”.

Kështu ka bërë me dije njoftimi për media nga Komuna e Deçanit, ku ka njoftuar se dorëzimi i titullit do të bëhet nesër në një ceremoni solemne të përgatitur në sallën e Kuvendit të Deçanit.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë figura të shquara nga jeta politike e akademike nga Kosova e Shqipëria.

“Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, ju njoftojmë se, të hënën me datë 31 tetor 2016, në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës se Deçanit ne një ceremoninë solemne do ti dorëzohet Titullit “Qytetar Nderi i Deçanit” Dr.Islam Lauka, ish ambasador i Republikës se Shqipërisë në Kosovë sipas Vendimit të Kuvendit Komunal, të datës 29.07.2016.”, thuhet në njoftim.

Lauka ka qenë ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat