Parashikimi i motit për këtë javë, ndryshojnë temperaturat

Kosova

Parashikimi i motit për këtë javë, ndryshojnë temperaturat

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Masat e ftohta të ajrit të cilat janë prezent mbi vendin tonë do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme edhe për ditën e parë të javës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Shtypja ajrore vazhdon të mbetët dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.

Nga dita e martë temperaturat maksimale do të pësojnë ngritje të lehta, duke e mbërritur maksimumin ditën e mërkurë nga13-14 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera negative ditën e martë dhe në shumë lokaliteti pritet të formohet dukuria e brymës.

Të enjten do të zhvillohen kushte tjera meteorologjike. Era do ta ndërroj kahun nga drejtimi verilindor në drejtim të jugperëndimit, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s, duke krijuar kushte për vranësira të çrregullta dhe jostabile.

Vende-vende priten reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihet që reshjet e shiut të bien të përziera me dëborë. Reshje të karakterit lokal parashihet të ketë edhe ditën e premte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat