Aleksandër Lumezi viziton Komisionin për Legjislacion

Kosova

Aleksandër Lumezi viziton Komisionin për Legjislacion

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 16:07
Nga vizita e Komisionit për Legjislacion me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi

Në këtë takim u bisedua për sfidat në zbatimin e ligjin,si dhe nevojën për adresimin e problemeve që ka aktualisht sistemi i drejtësisë

Në vazhdën e takimeve të grupit punues të ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimi të ligjeve nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-033,  dhe 05/L-094 dhe ligjit nr. 03/L për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-035, sot delegacioni i Komisionit për legjislacion,   i kryesuar nga deputeti Armend Zemaj, realizoi vizitën me Kryepokurorin e Shtetit z. Aleksandër Lumezi.

Anëtari i Komisionit për Legjislacion të Kuvendittë Republikës së Kosovës njëherësh edhe kryesues i grupit për mbikëqyrje të zbatimit të ligjeve KPK dhe KGJK , Armend Zemaj, tha se përveç mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve, Komisioni ka për synim krijimin e një raporti të ri me institucionet e sistemit të drejtësisë që do t’i shërbente ndërtimit të një sistemi të drejtësisë sa më funksional dhe profesional.

Në këtë takim u bisedua për sfidat në zbatimin e ligjin,si dhe nevojën për adresimin e problemeve që ka aktualisht sistemi i drejtësisë.

Kryeprokurori Lumezi foli për zhvillimin e aftësive organizative, posaçërisht në fushën e bërjes së politikave strategjike prokuroriale, mekanizmave koordinues, zhvillimin e karrierës së prokurorëve, përgjegjësinë e prokurorëve dhe llogaridhënien e tyre.

Ishte  pajtim i përbashkët i palëve në takimi  që të avancohet bashkëpunimi institucional në mes Kryeprokurorisë së Shtetit dhe Kuvendit, si kategori Kushtetuese, me qëllim të avancimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat