Ministri Bajrami raportoi për kurrikulat dhe tekstet shkollore në Republikën e Kosovës

Kosova

Ministri Bajrami raportoi për kurrikulat dhe tekstet shkollore në Republikën e Kosovës

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 16:52
Raportimi

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë , Rini dhe Sport, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar. Në takim me ftesë të komisionit, në këtë mbledhje ishte i pranishëm ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, për të raportuar lidhur me kurrikulat dhe tekstet shkollore.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e hartimit të kurrikulave shkollore nga MASHT.

Takimin e hapi kryetari i komisionit, Hasani, duke shfaqur kërkesat e disa shkollave,mësuesve dhe  profesorëve, drejtuar këtij komisioni, lidhur me plotësim-ndryshimin e kurrikulave bazë, kornizën e kurrikalave, plotësim- ndryshimin e disa lëndëve, si dhe mungesën e disa orëve mësimore. Po ashtu, si shqetësim e paraqiti, zvogëlimin e orëve nga lënda e historisë dhe gjuhës shqipe, dy komponentët kryesore, siç tha ai, që na ka mbajtur deri me tani si këmbë.  

Ministri Bajrami, ndërkaq, para anëtarëve të komisionit u shpreh i kënaqur kënaqur qe ky debat po zhvillohet në kohën e duhur, kur, siç tha ai, Ministria ka përfunduar një proces dyvjeçar të analizës.

Ministri Bajrami tha se kurrikula është evropiane, e harmonizuar plotësisht më partnerët evropianë. Ai bëri të ditur se ky proces është mbështetur nga GIZ-i gjerman. Në vazhdim, ministri i Arsimit theksoi se se është trasuar rruga e plotë që deri në vitin 2021 të implementohen të gjitha komponentët e reformave të kurrikulave.

Osman Buleshkaj, përfaqësues i ekipit të ekspertëve për kurrikulat e teksteve shkollore, prezantoi reformën kurrikulare dhe zbatimin e saj në shkollat e Republikës së Kosovës. Buleshkaj prezantoi punën dy vjeçare të dy projekteve: projektin e kurrikulës bazë dhe udhërrëfyesin për zbatimin e plotë të kurrikules. Në korrikulën e re, shtoi Buleshkaj, është shtuar në rishikim përfshirja e mësimit në diasporë dhe mërgatë.

Sipas, Osman Buleshkajt, pilotimi i kurrikulës ka filluar në vitin 2013/2014, në 10 shkolla, ndërsa procesi i pilotimit, lidhur me vlerësimin, është përcjell me vështirësi, si nga niveli qendror, ashtu edhe ai lokal. 

Anëtarët e komisionit shtruan pyetje, lidhur me zbatimin e kurrikulës edhe nga minoriteti serb, si dhe kërkuan që tekstet shkollore të bëhen nga e njëjta shtëpi botuese, ngase ato aktualisht ndryshojnë nga njëra-tjetra.

Ministri Bajrami tha se kurrikula është unifikuar edhe për shkollat serbe, por problemi qëndron tek administrata. Ai tha se ekziston mbështetje edhe nga BE-ja, në mënyrë që serbët të integrohen në kurrikulat e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat