Në Rahovec fillon mbjellja e grurit

Kosova

Në Rahovec fillon mbjellja e grurit

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 11:29
Ilustrim

Ka filluar në Rahovec mbjellja e sipërfaqeve me grurë.

Pas përgatitjeve të bëra , fermerët e Komunës së Rahovecit kanë filluar me mbjelljen e sipërfaqeve  me grurë dhe deri më tani, janë mbjellë rreth 15% e sipërfaqes së planifikuar që të mbillen me grurë.

Sipas njoftimit, Feim Fetoshi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit për fillimin e mbjelljes së grurit ka thënë se sipas informatave që posedon DBPZHR, të marra nga fermerët, mbjelljet e grurit për këtë vite është duke u kryes me vonesë, dhe atë kryesisht për arsye të reshjeve atmosferike të cilat kanë mbretëruar gjatë muajit të fundit.

 Drejtori Fetoshi shprehet se deri më tani, në Komunën e Rahovecit janë mbjellë rreth 15% të sipërfaqeve të planifikuara për mbjellje me grur. Afati optimal për këto mbjellje është në përfundim dhe rekomandohen fermerët që të rrisin sasinë e farës për njësi të sipërfaqes gjatë procesit të mbjelljes së grurit.

 Subjektet afariste që tregtojnë farëra dhe plehrat, kanë sasi të mjaftueshme në depot e tyre si dhe çmimet e tyre këtë vit janë për rreth 10% më të lira në raport me vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat