Naim Bazaj: Unë do ta mposht Lladrovcin nëse kandidon për të parin e Drenasit

Kosova

Naim Bazaj: Unë do ta mposht Lladrovcin nëse kandidon për të parin e Drenasit

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 00:35
Naim Bazaj

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj po këmbëngul se do të jetë i pari i Drenasit.

Kjo pasi Drenasi pritet që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së ish-kryetarit Nexhat Demaku.

“Qëllimi im është të fitoj pasi edhe në dy mandatet e kaluara në zgjedhjet në 2013 dhe 2009 kam dalë më i votuari”.

“Besoj që mandatin do të fitoj me ndihmën e elektoratit pasi mua më ka nominuar populli”.

Duke folur në Kosova Direkt, Bazaj ka thënë se edhe nëse kandidon Ramiz Lladrovci, prap ai do ta fitojë këtë garë.

“Nëse kandidon Ramiz Lladrvoci i uroj suksese dhe punë të mbarë por nuk ma merr mendja që do të humb unë pasi besoj në mbështejen që e kam nga  Drenasi”.

Bazaj ka thënë që në rast se nuk e nominon partia e tij PDK-ja, garës do t’i hyjë si kandidat i pavarur.

“Nëse nuk më nominon PDK-ja do të dal si kandidat i pavarur”, ka thënë Bazaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat