Në veri institucionet pa simbole shtetërore, Kosova quhet krahinë e Serbisë

Kosova

Në veri institucionet pa simbole shtetërore, Kosova quhet krahinë e Serbisë

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 09:06
Qendra Shëndetësore në Zveçan

Institucionet në veri të vendit vazhdojnë të sfidojnë Republikën e Kosovës, duke mos respektuar ligjin për përdorimin e simboleve shtetërore.

Në veri të Mitrovicës, por edhe në komunat tjera veriore, si Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, përveç stemës dhe flamurit të Serbisë, nuk fuguron asnjë simbol i shtetit të Kosovës.  Madje, kjo e fundit quhet krahinë autonome e Republikës së Serbisë.

Kështu, në objektin e Qendrës Shëndetësore në Zveçan, të hënën janë zëvendësuar tabelat e vjetra me të reja, në të cilat shkruan në alfabetin cirilik “Shtëpia e shëndetit”, “Republika e Serbisë” dhe “Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë”.

KP ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, për të marr një deklaratë rreth kësaj çështje, por ai nuk është përgjigjur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat