Bedri Nika zyrtarizon kandidaturën

Kosova

Bedri Nika zyrtarizon kandidaturën

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 21:38
Bedri Nika

Bedri Nika përmes një statusi në faqe e tij në Facebook ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nika ka thënë se unë kam besim që ju e dëshironi ndryshimin, dhe këtë ndryshim fundamentale në Qytetin tonë do ta bëjmë se bashku.

“Të dashur bashkëqytetarë të mij, 

Dëshiroj që ta zyrtarizoj kandidaturen time për Kryetar të Komunës së Drenasit nga radhet e LDK-së, ashtu sic është konfirmuar edhe nga Kryesia e LDK-së në nivel qendrore dhe lokal se LDK dega në Drenas do të garoj e vetme në këto zgjedhje.

Unë kam shpallur kandidaturen time për Kryetar të Komunës sepse dua të luftoj betejën e të ardhmes tone, një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetaret tone sespe ju e meritoni një të ardhme me prosperuese dhe më zhvillimore.

Për Drenasin, një qytet të zhvilluar më plot mundesi për të gjithe qytetaret, për qytetin që ne duam dhe që meriton më shumë. Prandaj, Qytetare të dashur ju ftoj që të jeni bashkë më mua në këtë rrugë, ta lëmë pas të kaluaren, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën, të zgjedhim mundësinë shpresën dhe ëndrrat tuaja. Deshirat tuaja per nje Qytet më të zhvilluar më nuk do të mbesin shpresa por shumë shpejt do të jenë një realitet. Problemet e juaja do të jenë beteja për mua.

Unë kam besim që ju e deshironi ndryshimin, dhe këtë ndryshim fundamentale në Qytetin tonë do ta bëjmë se bashku.

Të fillojmë punën për qytetin që ne duam ta shohemi, të luftojme për kauzen tonë dhe të bashkohemi me një zë të vetëm dhe ta lëmë atë zë që të i përfishije të gjithë nga besimi që ne kemi se ne mund të ndërtojmë të ardhmen tone si dhe mundemi ta mposhtim cdo sfidë dhe asgjë nuk do na ndalë në rrugën tonë.

Zoti ju Bekofte!”, thuhet në njoftimin e Nikës ne Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat