Moti sot dhe nesër në Kosovë

Kosova

Moti sot dhe nesër në Kosovë

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 07:58
Moti

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shtypja atmosferike përkohësisht do të ulet nën vlerat e normales, duke krijuar kushte për një mot jostabil dhe të paqëndrueshëm, i percjell me erëra dhe reshje shiu, derisa në viset malore serish priten që reshjet e shiut të jenë të përziera me dëborë.

Temperaturat minimale sipas IHMK-së, do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse nga dita e enjëte, pas reshjeve temperaturat minimale do të ulen rreth vlerave të zeros.

Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse nga dita e merkurë maksimalet parashihen të bijnë  deri në 5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe më pas nga veriperendimi me shpejtësi deri 11m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat