Kryeministri Mustafa vlerësoi përkrahjen e OSBE-së dhe të ambasadorit Braathu

Kosova

Kryeministri Mustafa vlerësoi përkrahjen e OSBE-së dhe të ambasadorit Braathu

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 18:16
Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu. 

Pasi e njoftoi ambasadorin Braathu për progresin në Kosovë, kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e OSBE-së dhe mbështetjen e tij personale për proceset në vend. 

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të mëtejmë në avancimin e proceseve, ku mbështetja e OSBE-së është mjaft e rëndësishme. 

Shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Jan Braathu, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të OSBE-së për proceset zhvillimore. 

Kryeministri Mustafa dhe ambasadori Braathu biseduan edhe për zhvillimet tjera në vend dhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit dhe progresit në shumë fusha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat