Fabrika e ujit në “Shkabaj” drejt finalizimit

Kosova

Fabrika e ujit në “Shkabaj” drejt finalizimit

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 14:10
Fabrika e ujit

KRU ”Prishtina”, përmes një kumtese për medie njofton se punimet e ndërtimit të fabrikës së përpunimit të ujit në “Shkabaj” janë duke shkuar drejt finalizimit.

Fabrika e ujit në “Shkabaj” do të përfundojë në fund të muajit dhjetor 2016, ndërsa testimet e rrjetit, shqyrtimet, komisionimet, pranimet teknike, pajisjet dhe marrja e lejeve për shfrytëzim, mbetet si një dy përqindësh i punëve totale, për pjesën e parë të vitit 2017.

Ndërtimi i kësaj fabrike gjithsesi e ndihmon qytetarin që të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë por, në të njëjtën kohë e rrit mjaft koston e shpenzimeve operative prej mbi 1.5 milion euro, thotë ndër të tjera kumtesa./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat