Parashikimi i motit për vikend!

Kosova

Parashikimi i motit për vikend!

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 21:40
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë dy ditëve të ardhshme, në vikend, vendi do të karakterizohet nga masat relativisht të ftohta të ajrit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

Në viset e ulëta do të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore parashihet të ketë reshje bore të intensitetit të dobët.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s.

Në javën e ardhshme pritet të ketë rënie të temperaturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat