Shala: Nisma s'ka shkuar në PDK, Ilazi s’ka qenë pjesë e jona që dy vjet

Kosova

Shala: Nisma s'ka shkuar në PDK, Ilazi s’ka qenë pjesë e jona që dy vjet

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 15:50
Ilustrim

Në dhjetor të vitit 2015, një pjesë e Nismës në Ferizaj u largua nga kjo parti për t’iu bashkuar tash pas 2 viteve PDK’së. Endrit Shala sekretar për marrëdhënie me publikun në Nisma ka thënë se dega e kësaj partie në Ferizaj nuk është shuar

Imri Ilazi ishte pjesë e Nismës për Kosovën në degën e Ferizajt para dy viteve, këtë e ka thënë edhe për media vendore. Mirëpo, sekretari i kësaj partie ka reaguar duke thënë se Imri Ilazi nuk ishte pjesë e Nismës tash e dy vite.

“Ilazi ka dalë nga Nisma që nga viti 2015. Nisma nuk është shuar”, ka thënë Shala.

Ndërkohë, Imri Ilazi ka thënë se arsyeja e largimit nga Nisma ishte se nuk kishin gjetur përputhje të koncepteve dhe objektivave për ndryshimet në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat