Pacolli: AKR-ja, alternativa e vetme që e kthen Kosovën në binarë

Kosova

Pacolli: AKR-ja, alternativa e vetme që e kthen Kosovën në binarë

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 17:12
AKR

Aleanca Kosova e Re sot në prani të qindra qytetarëve në Gjilan, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës në këtë qytet.

Nën intonimin e himnit, punimet e Kuvendit i hapi koordinatori i degës së AKR-së në Gjilan, Ismet Hajdini, i cili fillimisht i përshëndeti të gjithë delegatët dhe i falënderoi ata për pjesëmarrje në Kuvend.

Më pas fjalën e mori presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, i cili para qytetarëve të Gjilanit foli për programin ekonomik të Aleancës Kosova e Re dhe planet e saj për zhvillimin e qytetit të Gjilanit.

“Ne sot po e përmbyllim procesin zgjedhor të Gjilanit dhe unë jam shumë falënderues për qytetarët e kësaj ane dhe anëtarësinë e AKR-së, të cilët me përgjegjësi dhe dinjitet kanë punuar për ta sjellur procesin deri këtu.

Jam shumë i lumtur që AKR në Gjilan sot po kthehet fuqishëm me mision dhe vullnet për ta ndërtuar Kosovën”, ka thënë presidenti i AKR-së. Ai nga qytetarët e Gjilanit ka kërkuar përkrahje, duke thënë se AKR ja ka eksperiencë dhe këtë e ka dëshmuar gjithmonë deri tash.

“Tash e 16 vjet kemi dëgjuar vetëm retorika dhe premtime nga njerëzit që i kanë okupuar karriget udhëheqëse, ndërsa situata dhe problemet që e rëndojnë Gjilanin dhe Kosovën janë ende aty”, Pacolli më tej ka thënë se AKR do të del fituese në zgjedhjet e ardhshme sepse secili nga ne është i vetëdijshëm që vetëm me punë dhe djersë arrihen sukseset, kjo është kauza dhe synimi jonë”, është shprehur Presidenti Pacolli.

Duke folur para qytetarëve të Gjilanit, lideri i AKR-së ka thënë se partia të cilën e udhëheqë garanton zhvillim ekonomik dhe rritje ekonomike 10 përqind për çdo vit, gjë që garanton punësimin e e 70 përqindëshit të qytetarëve. Presidenti Pacolli ka theksuar se plani i AKR-së bazohet në realitetin tonë dhe është i studiuar në detaje.

Numri një i AKR-së ju ka bërë thirrje qytetarëve që ta përkrahin Aleancën Kosova e Re, duke garantuar se gjithmonë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të drejtës së tyre për një jetë më të mirë.

Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor në prani të 191 delegatëve, me shumicë votash, kryetar i degës së Aleancës Kosova e Re në Gjilan u zgjodh, Ismet Hajdini.

Në fjalën e tij para delegatëve, kryetari i sapozgjedhur i AKR-së në Gjilan, tha se kjo fitore është e të gjithë delegatëve dhe e grupit punues që ka bërë shumë punë për të ardhur deri këtu, ai premtoi që do të punojë pandërprere në realizimin e të gjitha pikave programore të Aleancës Kosova e re në Gjilan.

Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe strukturat udhëheqëse të degës me nënkryetarët Nuhi Nuhiu, Kujtim Shahiqi, Arbëresha Islami, sekretar Arianit Ibrahimi si dhe kryesinë e degës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat