Komuna e Malishevës ndihmon familjet që u dëmtuan nga vërshimet e fundit

Kosova

Komuna e Malishevës ndihmon familjet që u dëmtuan nga vërshimet e fundit

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 11:26
Komuna e Malishevës

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, dje dhe sot ka vazhduar me përkrahjen e dhjetë familjeve të evokuara gjatë ditëve të vërshimeve të kësaj jave. Këto familje janë mbështetur me pako familjare, me qëllim të tejkalimit të situatës emergjente, që janë ballafaquar këto ditë.

“Sipas zyrtarit për emergjenca, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Mazreku, gjatë vërshimeve, janë detyruar ti largojnë dhjetë familje nga shtëpitë e banimit të tyre, ndërsa këto familje janë mbështetur me ndihma emergjente, me qëllim të tejkalimit dhe përballimit të kësaj situate, pasi të njëjtëve, ju kanë dëmtuar të mirat materiale, përkatësisht ushqimet dhe veshmbathjet.

Këto familje janë ndihmuar me pako ushqimore, higjienike dhe veshmbathje, përkatësisht me miell, vaj, sheqer, patate, oriz, dhe ushqime tjera, si dhe me pako higjienike, si dhe me batanije për tu mbuluar”- thuhet në komunikatë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat