Mbi 1 mijë veteranë të UÇK-së presin Veselin e Lladrovcin në Drenas

Kosova

Mbi 1 mijë veteranë të UÇK-së presin Veselin e Lladrovcin në Drenas

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 19:41
Takimi me veteranët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, janë pritur nga më shumë se 1 mijë veteranë dhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve në komunën e Drenasit.

Duke iu drejtuar bashkëluftëtarëve, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, tha se ndihet krenar me mbështetjen e tyre të pakursyer për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kjo pritje dhe mbështetje e juaja, për ne vërtetë është krenari, por edhe përgjegjësi. Ju siguroj se do të punojmë dhe do të jemi përherë bashkë. Unë jam i privilegjuar që udhëheq me Partinë Demokratike, pasuesen e luftës çlirimtare. Pas 4 dhjetorit, PDK do të dalë edhe më e fuqishme”, tha Veseli.

Edhe kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se si kryetar komune do të kujdeset me të gjitha mundësitë që t’iu qëndrojë afër dhe t’iu ofrojë zgjidhje për problemet e veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat