Isa Xhemajlaj merr mbështetje të madhe kudo në Drenas

Kosova

Isa Xhemajlaj merr mbështetje të madhe kudo në Drenas

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 14:38
Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka takuar banorët e lagjes së Feronikelit në Drenas

Në vazhdën e takimeve me banorët e komunës së Drenasit, kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, nga radhët e NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka mbajtur disa takime. Në disa nga këto takime të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi dhe kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj. 

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka takuar banorët e lagjes së Feronikelit në Drenas, me të cilët ka bashkëbiseduar për nevojën për ndryshime në Drenas.

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, po ashtu ka takuar edhe banorët e fshatrave Kishnarekë dhe Krejkovë, të cilëve u ka thënë se ju meritoni më shumë mbështetje në angazhimet dhe punet e ndershme që bëni.

Po ashtu, Xhemajlaj ka takuar edhe rreth 50 të rinj të komunës së Drenasit, me të cilët ka folur për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë të rinjtë e komunës së Drenasit, dhe për nevojat që kanë rinia në këtë komunë.

Mbështetja për Isa Xhemajlaj, për të parin e komunës së Drenasit është duke u rritur çdo ditë, për faktin se qytetarët po e shohin si njeriun që do ti sjell ndryshimet e munguara në Drenas.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat