Limaj bën fushatë për Xhemajlajn në Drenas

Kosova

Limaj bën fushatë për Xhemajlajn në Drenas

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 00:46
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, po shfaqet shumë i angazhuar për garën zgjedhore për kryetar të Drenasit.

Ai po shihet gjatë kohës në krah të kandidatit për kryetar të Drenasit nga Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

Image

Në disa foto në Facebook, i pari i Nismës për Kosovën është parë duke bashkëbiseduar me qytetarë të komunës se Drenasit nëpër oda dhe ambiente të ndryshme.

“Fushtica e Epërme i tha fuqishëm PO ndryshimit! ISA XHEMAJLAJ është kryetar i ardhshëm i Drenasit”, ka shkruar në Facebook dega e Nismës në Drenas..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat