Isa Xhemajlaj takon qytetarët dhe bizneset në Drenas

Kosova

Isa Xhemajlaj takon qytetarët dhe bizneset në Drenas

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 13:24
Pamje nga takimi

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, nga radhët e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka vazhduar të takohet me shumë qytetarë dhe me bizneset në këtë komunë.

Sipas një kumtese të kësaj partie, në mbështetje të tij nëpër këto takime kanë qenë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi dhe kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, deputeti Enver Hoti, dhe anëtarë të kryesisë së NISMA’s.

“Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, në vazhdën e takimeve me qytetarët e komunës së Drenasit, ka takuar banorët e fshatit Fushticë e Epërme dhe banorët e fshatit Çikatovë e Re, me të cilët ka bashkëbiseduar për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e këtyre fshatrave në jetën e tyre të përditshme, dhe për mungesën e kujdesit nga institucionet lokale për të investuar në përmirësimin e jetës në fshat”.

“Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, po ashtu ka takuar edhe disa nga bizneset në komunën e Drenasit, me të cilët ka folur për problemet që ato kanë dhe për barrierat që u bëhen atyre në funksionimin e bizneseve të tyre”.

“Xhemajlaj si çdo ditë ka vazhduar të pres në zyrat e tij edhe shumë të rinj të komunës së Drenasit, me të cilët ka folur për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë të rinjtë e Drenasit”.

“Mbështetja për Isa Xhemajlaj, për kryetar të komunës së Drenasit është duke u rritur dita ditës, për faktin se qytetarët po shohin shpresë tek ai për ndryshimin e shumëpritur në Drenas”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat