Limaj: Turpi i këtij shteti të kapur ka zbarkuar i tëri në Drenas

Kosova

Limaj: Turpi i këtij shteti të kapur ka zbarkuar i tëri në Drenas

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 12:44
Kryetari i "Nismës", Fatmir Limaj

Kryetari i "Nismës", Fatmir Limaj, përmes një statusi në "Facebook", ka thënë se në Drenas po bëhen shantazhe ndaj qytetarëve për shkak të votave, e për këtë ai ka kërkuar që këto zgjedhje të monitorohen nga ndërkombëtarët.

Limaj fton vëzhgues të pavarur, organizatat që monitorojnë zgjedhjet në Drenas e monitorues ndërkombëtar në vëzhgimin e procesit zgjedhor në Drenas, pasi, sipas tij, po përdoren masa kundër procesit demokratik zgjedhor.

Ky është statusi i tij i plotë:

Turpi i këtij shteti të kapur ka zbarkuar i tëri në Drenas, dhe nuk po lenë formë pa përdorur për të ngulfatur vullnetin e qytetarëve të Drenasit me darka të dhunshme, me shantazhe dhe frikësime, sepse e kanë parë se Drenasi ka vendosur të ndryshoj.

Dje ata vazhduan edhe me mbyllje të shkollave në fshatra të Drenasit, duke detyruar nxënës e mësimdhënës t’ju shkojnë në tubimet e tyre partiake.

Ftoj vëzhgues të pavarur nëse ka mbetur ndonjë, ftoj organizatat të monitorojnë se çfarë po ndodh në Drenas, ftoj mediet t’i përcjellin zhvillimet në këtë komunë, sepse është rasti që për herë të parë qytetarit të Drenasit të mos i devijohet vullneti i tij.

Gjithashtu, ftoj edhe monituruesit ndërkombëtar këtu në Kosovë që të angazhohen e të mbikqyrin zgjedhjet në Drenas.

Nëse të gjithë kontribuojmë në këtë aspekt atëherë do të mundemi që ta ndalojm aparatin shtetëror që të mos përdorë shtetin kundër procesit demokratik zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat