Elmi Thaçi, pagën e Kryetarit do tiu dhurojë 10 studentëve të Drenasit

Kosova

Elmi Thaçi, pagën e Kryetarit do tiu dhurojë 10 studentëve të Drenasit

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 18:57
AKR, Drenas

Studentëv të Drenasit, kandidati i AKR-së për Kryetar të Komunës së Drenasit z. Elmi Thaçi iu ka bërë një premtim se “pagen e Kryetari nuk do ta marrë asnjëherë gjatë mandatit të tij si Kryetar i Komunës,  por këtë pagë do tiu ndajë 10 studentëve që kanë kushte të vështira ekonomike për studim”.

Gjatë bashkëbisedimit me mbi 400 student, Thaçi po ashtu iu ka premtuar “studentëve se numrin e bursave që deri më tani e dhuron Komuna e Drenasit do ta dyfishoj, ndërsa që edhe 200 bursa të tjerë  për studentët e Drenasit do ti dhurojë Behgjet Pacolli nga fandacioni i tij. 

Thaçi më tej para studentëve ka theksuar se ‘ka ardhë koha që Drenasit të ndërroj këtë një mendësi politike e që këtu po zgjatë tash e 17 vite e që nuk na solli asgjë të mirë”.

“Ka ardh koha që ju të dashur student të bëni revolucion në vota të përkrahni  AKR-në dhe vizionin e saj për zhvillimin ekonomik, ka ardh koha që PDK-ja të shkojë në shtëpi e të hapë rrugë për zhvillim e përparim të vendit, ka ardh koha që ju kur të diplomoni e të bëhëni ekspert të lëmive të caktuara të keni punë e jo të migroni nëpër botë” iu ka thënë Thaçi studentëve.

Ai ka shtuar se” jemi lodhur të gjithë me një qeverisje kaq të keqe e të korruptuar që ka instaluar PDK-ja në Drenas tash e 17 vite, e që nuk solli asgjë të mirë për ne Drenasit, andaj votone AKR-në dhe programin e saj ekonomik që ka iniciativa konkrete e jo fjale boshe”.

AKR-ja dhe Presidenti Pacolli ka vizion për zhvillim ekonomik të Drenasit, për këtë para tre ditësh në fshatin Krajkovë kemi përuruar fillimin e ndërtimit të dy fabrikave e që do të punësohen 320 të rinjë e të reja nga Drenasit, ky është vetëm hapi i parë. 

Ndërsa që projektet e tjera do të vijën më pas, ku çdo familje e Drenasit do të ketë së paku nga një të punësuar sipas programit të zhvillimit ekonomik të AKR-së e Presidentit Pacolli, ka thënë Thaçi para studentëve.

Në anën tjetër Florentina Hajdari, kryetare e Forumit të Rinisë së AKR-së në Drenas ka akuzuar pushtetin 17 vjeçar të PDK-së se me punën e tyre kriminale e korruptive ka bërë që Drenasi të jetë qyteti më i varfër i Kosovës.  “Ne rinia dhe studentët jemi të bindur se kësaj radhe nuk do të lejojmë që të na udhëheqin këta njerëz të korruptuar, por do të votojmë AKR-në e cila do të qeverisë me duar të pastarta” ka thënë Hajdari.  

“Lirinë e fituam së bashku me miqët tanë, por e humbëm besimin në ndërtimin e shtetit, duke shkelur mbi vlerat e luftës dhe kjo është e turpshme” ka thënë Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, para studentëve të Drenasit.

“Nuk do të lëmë më njerëz të korruptuar në pushtet, ku i moren të gjitha këto para këta njerëz që para lufte nuk kishin as opinga e tash janë bërë milionera, për gjithë këtë pasuri ata duhet të japing llogari dhe të përgjigjen para ligjit” ka thënë Bahtiri.

Ju jeni ardhmëri dhe ju këtu në Drenas duhet të bëni ndryshime, votone AKR-në dhe Elmi Thaçi se ky njeri nuk ka nevoje që juve tiu vjedhe, por do të ketë zhvillim ekonomik e që do të mbështetet nga AKR-ja dhe Presidenti Pacolli ka thënë Bahtiri.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat