Nesër pritet borë në Kosovë

Kosova

Nesër pritet borë në Kosovë

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 17:31
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të jenë prezent mbi gadishullin e Ballkanit.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me vranesira dhe intervale me diell.

Këto vranësira sipas IHMK-së,  në viset e ulëta gjatë natës dhe pjesës së parë të ditës së hënë kanë mundesi që vende-vende të shoqerohen me riga shiu dhe fjolla te dobëta bore, kurse në viset malore pritet të ketë reshje bore te intensitetit të ulët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në zero gradë , kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius.

 Do të fryjë erë nga verilindja dhe jug-perëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat