AKR: Bëhuni të fort se në këtë garë jeni të humbur, jemi fitimtarë të pa diskutuar

Kosova

AKR: Bëhuni të fort se në këtë garë jeni të humbur, jemi fitimtarë të pa diskutuar

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 14:55
AKR, Drenas

“Shpresa e vetëme për Drenasin është AKR-ja dhe vizioni i Presidentit Behgjet Pacolli për zhvillimin ekonomik të Drenicës” kështu ka deklaruar të marten kandidati për Kryetar i Komunës së Drenasit nga radhët e AKR-së Elmi Thaçi në hapjes solemne të fushatës elektorale . 

“Të dashur qytetarë të Drenasit dhe fshatrave përrreth,  AKR-ja nuk do tiu vjedhë buxhetin , por do të punojmë që t’i realizojmë të gjitha projektet, do të jemi shërbëtor të juaj e jo pushtetar” ka thënë Thaçi në këtë hapje madhështore të fushatës elektorale .

Thaçi iu ka dërguar një porosi kundër kandidatëve të partive politike të tjera, se këtë garë e kanë të humbur.

“Bëhuni të fort se në këtë garë jeni të humbur, AKR-ja është fitimtare e pa diskutua, për këtë kam fjalen e dhënë nga tërë banorët e Drenasit dhe fshatrave të tij”.

“Brenda 6 muajve këtu në zemër të Drenicës,  AKR-ja dhe vizioni i saj ekonomik do të punësoj 320 punëtorë në fabrikat e Krajkovës , do të punojë për ju pa page, ndërsa që pagen e Kryetarit të Komunës do tiu dhurojë 10 studentëve që kanë kushtë të vështira ekonomike për të studiuar” ka pohuar Thaçi.

Ai ka kërkuar nga drenicakët  “ju lutem na ndihmoni që të kemi mundësi për tiu ndihmuar”.

Në anën tjetrë ish Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, duke iu drejtuar të tubuarve ka theksuar se “ne jemi këtu për të punuar për ju qytetar të Drenasit dhe fshatrave përreth, e jo si ata të tjetrë që qytetarët punonin për ta”.

“Në të gjitha qeverisje Republikane dhe ato komunale nuk ka asnjë person i AKR-së që ka ndonjë afërë korruptive e kriminale, ne qeverisim me duar të pastrëta dhe kemi vizion që Drenasin ta bëjë qytet të zhvilluar ekonomikisht, por edhe një qytet model për tërë Kosovës” ka thënë Pacolli     

“Drenasit i duhet Elmi Thaçi, një njëri i ndershëm, puntorë dhe shumë i vyer. Thaçi ka ditë që me punën e tij të krijoj një ekonomi të qëndrueshme për familjen e tij,  por edhe për qytetar të Drenasit, Elmi THaçi dhe AKR-ja është personi i duhur që duhet të udhëheq me Drenasin për një të ardhme më të mirë të këtij vendi që dha shumë për Kosovën” ka thënë Pacolli.

Ndërsa Agim Bahtiri, Kryetar i Komunës së Mitrovcicës, ndër të tjera ka theksuar se “milionerët e PDK-së që udhëhoqën këtë vend për 17 vite, para lufte nuk kishin as opinga e tani nga u pasuruan kaq shumë”

“Ku e moren atë moral që të vjedhin e të varfërojnë kaq shumë zemrën e drenicës, që dha gjithë çka për Kosovës duke sakrifikuar edhe familje të tërë” ka thënë Bahtiri

Bahtiri është i bindur se me Drenasin do të qeverisë AKR-ja.

“Për 5 javë unë e kam marr MItrovicën, ndërsa që më Elmi THaqin për 5 ditë do ta marr Drenasin, të cilit do ti kthejmë krenarin dhe dinjitetin që e meritonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat