Pacolli: Në Drenas ka filluar planifikimi i vjedhjes së votave

Kosova

Pacolli: Në Drenas ka filluar planifikimi i vjedhjes së votave

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 19:40
Pacolli, fushata në Drenas

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka qëndruar sot në Drenas, aty ku partia e tij ka filluar fushatën për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 4 dhjetor. Ai ka thënë se gjatë qëndrimit të tij në këtë komunë ka kuptuar se atje “veçse ka filluar planifikimi i vjedhjes së votës së qytetarëve” por ai nuk ka dhënë më shumë detaje se kush po planifikon vjedhjen e votave.

Ai ka bërë apel institucioneve që të angazhohen për të parandaluar një gjë të tillë.

“Unë i bëj apel policisë së Kosovës dhe prokurorisë që të angazhohen me seriozitetin më të madh në mënyrë që mos të ketë vjedhje dhe blerje të votës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

“Po ashtu, iu bëj thirrje edhe OSBE-së dhe ambasadave të shteteve mike të Kosovës që në ditën e zgjedhjeve të dërgojnë sa më shumë vëzhgues që të jetë e mundur”, ka shtuar ai.

Zgjedhjet në Drenas mbahen pasi që ish-kryetari Nexhat Demaku është dënuar me burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat